Mero Baze analizon situatën elektorale: Shanset e socialistëve për të fituar në veri

4 Maj 2023, 21:10Politika TEMA

 

Mero Baze analizon situatën elektorale: Shanset e socialistëve

 

 

Kryeministri Edi Rama përfundoi turin e tij elektoral në veri dhe verilindje të vendit, ku socialistët pritet të marrin rezultate më të dobëta sesa në pjesën tjetër. Pas Shkodrës, ai ka qenë dje në qarkun e Dibrës ku shpresat për fitoren e kandidatëve socialistë janë ende të forta. Për shanset e socialistëve në veri të vendit foli edhe analisti dhe gazetari Mero Baze në “Tema e Ditës”.

Garën për Bashkinë e Shkodrës, Mero Baze e cilësoi si historike pasi bëhet fjalë për dy kandidatë që vijnë të dy nga e djathta. Ai përmenti një sërë faktorësh si problematikat brenda PD apo profilin e kandidatit të PS-së, Benet Beci, të cilat sipas tij, mund të përmbysin rezultatin në Shkodër.

“Është një garë të kandidatit të djathtë dhe të Benet Becit që ka edhe ndihmën e socialistëve. Ka edhe faktorë të tjerë që kanë ndryshuar gjeografinë elektorale të Shkodrës siç është lëvizja e një prej faktorëve të LSI që ka shkuar në koalicion me PD por edhe një grupim brenda partisë së djathtë në Shkodër, e cila ka pakënaqësitë e veta dhe këto mund të jenë një faktor që mund të ndryshojnë rezultatin. 

Nga ana tjetër, edhe vetë profili i Becit si ish drejtor i Fondit të Zhvillimit i ka dhënë atij identitetin e njeriut që po sjell në Shkodër investime.“, tha Baze.

Sa i përket qarkut të Dibrës, gazetari theksoi se PS është favorite në shumicën e bashkive.

“Kemi zhvillime në Dibër ku mendoj se shumica e bashkive mund të merret nga PS, bashkia e Peshkopisë, e Matit dhe Bulqizës. Klosi është në pikëpyetje. Ndërsa në Lezhë është më në favor “Baashkë Fitojmë”, ku ka të sigurt Laçin, në pikëpyetje Rrësheni dhe në garë Lezha“, shtoi Baze.

5 Komente

  1. A
    Alfred

    Cfare kandidati na qenka ky Beci?! Si e pranokan socialistet ne Shkoder nje te djathte per kandidat? Ky realisht ngjan me gjyshe Luljeten dhe dr. Najaden,qe Rama I (keq)perdori per vota. Pra, kjo tregon se Beci do jete thjesht nje kukull. Kryetar de facto do jete Rama,nese do e marre kalane e Shkodres. Rama, si sulltanet osmane, mendon se kalaja merret me lehte nga brenda. Ne mesjete, kalate kercenoheshin me mungese uji dhe ushqimesh,Rama me mungese investimesh!....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futja pordhës

      Sa i thellë qenke more Fredi!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Analizë e dobët Alfred ! Mos bjerë në nivelin e Palokës dhe shkopit të flamurit , vene menjen në punë , që të gjykosh drejt dhe pa tifozllik .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pilo Lala

          Partia Socialiste do marri aq Bashki sa mori ne 2019. Njesoj si ne 2019, opozita nuk ekziston asgjekundi, ka vetem copa grupimesh, ushtri e leckosur si Haxhi Qamili.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sulltan Bajaziti

          Allah Allah cfare kala muti..Jeniceret e mi e marrin duke dhjere.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje