Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit - Mërtiri: Sali Berisha humbi zgjedhjet thotë raporti- Kume: Raporti nuk thotë se ka patur shitblerje vote

25 Tetor 2025, 08:22Politika TEMA
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit - Mërtiri: Sali Berisha

Në emisionin ‘Tema e Ditës’ në RTSH1 të gazetarit Arbër Hitaj është diskutuar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume theksoi se raporti nuk ka devijuar nga raporti paraprak dhe se ky raport sipas tij nuk thotë se ka pasur shit-blerje vote.

“Shitblerja e votës nuk është thënë në raport por edhe në zgjedhjet e mëparshme nuk kanë qenë e deklaruar prej tyre si një fenomen i vëzhguar por më shumë i dëgjuar, por në raportin e fundit e kanë thënë si një nga problemet që duhet trajtuar në kuadër të rekomandimeve të tyre”, u shpreh Kume.

Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri theksoi dimensionin politik të raportit dhe bastin e ngritur nga kreu i Partisë Sali Berisha.

Raporti është i ngjashëm me raportet e mëparshme. Nuk është se tregon ndonjë gjë më shumë. Mbi raportin është vendosur një bast politik i rëndësishëm. Një bast të cilin e ka ngritur z. Berisha. Sipas këtij basti, duhet që ky raport të rrëzojë një nga dy versionet; ose të rrëzojë Edi Ramën ose të rrëzojë dhe çojë në shtëpi Sali Berishën. Pse duhet bërë kjo? Sepse Berisha thotë se raporti ka treguar se kemi të bëjmë me një farsë politike që do thotë; zgjedhjet nuk duhet të njihen. Nëse zgjedhjet nuk njihen duhet të shkojë në shtëpi Edi Rama. Nëse raporti i njeh zgjedhjet dhe evidenton problematikat, kjo pastaj tregon që zgjedhjet ishin të pranueshme dhe duhet të shkojë në shtëpi Sali Berisha sepse Berisha e ka në statut që ‘nëse humbet zgjedhjet ai duhet të largohet”, theksoi Mërtiri.

1 Komente

  1. K
    Kutuzovi

    Bravo Z. Kume,bravo z. Merturi. Te dy kini dhen mendime te drejta.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje