“Të përsëritura” i ka cilësuar ish-deputetja socialiste, Ermonela Felaj gjetjet e raportit të ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri.
E ftuar në Çdokënd me Merita Halkajn, Felaj shtoi se opozita po kërkon te ky raport një varkë shpëtimi për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje dhe nuk shqetësohet tek fakti që së bashku me të gjithë aleatët që kishte mbledhur mori 250 mijë vota më pak.
“Vërejtjet e thëna në raport janë të përsëritura të them të vërtetën. Unë nuk dua të relativizoj peshën e asnjë vërejtje. Ne që në krye të legjislaturës thamë që do ngrejmë komisionin e reformës zgjedhore, për të adresuar problematikat e hasura më herët. Vërejtjet nuk kanë ndryshim. Vërejtjet janë irrelevante. PD kishte 250 mijë vota më pak, kjo ishte arsyeja përse PS mori 83 mandate. PS garoi e vetme përballë gjithë trenit të partive opozitare, madhështia e të cilëve u tret rrugës. Për dy muaj pas zgjedhjeve, ky debat ishte i nxehtë”, tha Felaj në A2 CNN.
Fshatarka Felaj qe rri gjithe diten ne sallonet e bukurise por pamjen nuk e ndryshon dot, je ne 7 breza familje qe nuk kane pasur lidhje me qytetin vetem kur shisnin veze, e gjize me uje, ne 250 mije votues te firuar shume prej tyre i kane lene targen e kane braktisur Shqiperise, ndersa makineria e PS ne pushtet per veten e saj e gjen burimin e voteve duke i shtuar, blere ose me kercenimin e bandave e droges dhe te krimit me te cilat jeni te lidhur si vellezerit siameze.