Një propagandë me urdhër të Edi Ramës, e ka cilësuar Ilir Meta operacionin e SPAK nga i cili u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër arreste.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se operacioni i SPAK është i vonuar.
“Metamorfoza, është e gjitha një tablo e qartë e përfshirjes së të gjithë shtetit dhe gjithë Rilindjes, në veprimtari kriminale. Dhe, absolutisht të gjitha faktet që janë bërë publike sot, janë ditur edhe përpara një viti, janë ditur dhe përpara 9 muajsh.
Është një operacion më shumë I karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, dihet që pothuajse zero. Është gjithçka që kryhet nën diktatin e Edi Ramës. Sepse, duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, por kjo gjë nuk ndodhi”, u shpreh Meta.
Sipas tij, Prokuroria e Posaçme duhej të kishte vepruar para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, duke akuzuar Ramën se është ndihmuar nga këto banda kriminale për të vjedhur zgjedhjet në Shkodër dhe bashki të tjera.
“Duhet të ishte vepruar përpara zgjedhjeve të 14 Majit, sepse ‘Metamorfoza’ aty ka qenë prej kohësh. Por duhej që ato grupe, të përdoreshin dhe njëherë nga Edi Rama, për të grabitur bashkinë e Shkodrës, dhe shumë bashki të tjera në Shqipëri. E më pas, për të prodhuar statistika nga halli, dhe nga sikleti, sepse ato dosje dihet, që janë vendosur në dizpozicion nga partnerët europian”, vijoi Meta.
Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, janë goditur nga megaoperacioni i SPAK.
Nga 50 urdherarreste janë ekzekutuar 14 në Shqipëri dhe 6 jashtë vendi, ndërsa 30 janë në kërkim. Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
te kane goditur njerezit e tu? ska problem,me propaganden e Rames ti kryej arrestimet SPAK…mjafton qe te gjithe ata shtaza bashke me ty e disa tjere te zhduken….un mendoja qe edhe shqiperia si shime shtete te tjera do te kishte nje ekip enigme qe nuk njihet per te zhdukur ca njerez nga keto por nuk paskemi….fat i madh per ty Mete
flliqesire kriminale e ish spiunave
Tallet apo nuk tallet ky fundurina. Pse mos te tallet kur ceshtjet e krimeve te tij dhe asaj plastikes Mona zvarriten derisa te behen mos te denohen e te harroen.
Po ke te dreit sepse ne spake ke ti dhe berisha militantet tuaj qe ju nuk arrestoheni dhe birbilisni akoma si ju do bytha ju o dy njerzit politik me te urryer ne Shqiperi.
Duket si nje gomar, qe pellet!