Ndërsa Sali Berisha është ende në negociata për të gjetur mënyrat se si do të garojë më 14 maj, pas vendimit të Apelit i cili e la pa vulë dhe sigël partie, Ilir Meta ka bërë fakt se kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ do të jenë kandidatë të tij.
Në një konferencë për mediat Meta u shpreh se është entuziast për emrat që dolën nga ky proces dhe ka bindjen se do të arrijnë të rrëzojnë qeverinë e Ramës në zgjedhjet vendore. Për komunikimin me Berishën, Meta thotë se nuk është ndërprerë në asnjë moment pasi bisedojnë online për çdo detaj.
Të jemi të qartë, kandidatë nuk janë të Sali Berishës por të ‘Primareve’, një proces historik që ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri, një proces me shumë kurajë në një shtet që qeveriset nga një klikë mafioze.
Procesi i Primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra kandidatë në të gjithë vendin ka nxjerrë tashmë super kandidatë që nuk i takojnë më Sali Berishës, por të të gjithë shqiptarëve.
Nuk ka hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët që të regjistrohen dhe të jenë fitues. Këtë proces e udhëheqin qytetarët që zgjodhën super kandidatët dhe tani janë këta të fundit që na udhëheqin neve. Unë kudo ku shkoj entuziazmohem nga emrat që kanë dalë nga Primaret. Janë të mrekullueshëm”, tha Ilir Meta.
Sa i përket Këshilltarëve Bashkiakë, Meta përmend sërish marrëveshjen me Sali Berishën, që e cilëson si vulën e gjallë të PD duke shtuar se bashkëpunimi do të funksionojë më së miri.
“Kemi një marrëveshje historike me PD dhe për këshillat dhe shndërrimit të tyre në tribuna ku do të vijnë vetë qytetarët të flasin për shqetësimet e tyre. Dhe të jenëi të sigurt që ky bashkëpunim do të funksionojë në mënyrë të mrekullueshme”, tha Meta.
Dridhe like me lesh kombinati.
Primatet jane te mrekullueshem. Majmunet e Ilirit dhuruar nga Saliu.
NUK JU VJEN TURP, JENI MAFJOZET ME TE NDYRE , DHE TRADHETAR , QE DO TE MBETENI NE HISTORINE E POPULLIT SHQIPTAE...SI POLETIKANE, QE E VARFERUAT DHE E VODHET DJERSEN E TYRE PER TE JETUAR VETE SI (BEJLERET E DIKURSHEM )!!!!!! NUK NA THON KUSH ISHIT DHE JENI ??? NGA DOLI KJO PASURIA MARRAMENDESE????? PRA, ISHIT JU KLIKA "MAFJOZE E PARA" QE PER VENDIN E POPLLIN NUK BETE ASGJE ........ NDERSA EDI RAMA, KA EDHE AI PLOT FAJE (I thone nje fjale "me ke rri, te te them se cili je".... POR AI NUK ESHTE KAQ I PERLYER SA JENI JUVE , PER VEHTE FAKTIN, SE AI KA TJETER PREJARDHJE DHE TJETER EDUKATE... megjithate,,,,,,, per ato qe ka bere edhe ai duhet te jape llogari popullit -n.q.se kerkohet nga "SPAK"