Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është kujtuar sot për aleatin e tij Sali Berishën i cili është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sipas Metës kjo masë sigurie jo vetë nuk e ka izoluar, sipas tij, por e ka ngritur në një lartësi për ta dëgjuar më mirë të gjithë.
Ndërsa përshëndeti ish-kryeministrin për denoncimet e tij kundër mafies dhe kapjes së shtetit nga ballkoni i banesës.
“Unë mbështetjen për Berishën e kam shprehur me kohë, edhe e shpreh gjithmonë, kjo nuk ka të bëjë me paraqitjet fizike atje. E kam shprehur që në momentin kur është shpallur në mënyrë të padrejtë nongrata.
Merrni lexoni statusin e Ilir Metës, edhe pse kam patur një kohë të gjatë që s’kam pasur asnjë komunikim me të dhe e pse e kam paralajmëruar prej kohësh që në shkurt të atij viti që do të shpallej non grata, mbas zgjedhjeve dhe një nga arsyet pse do të shpallej non grata ishte pikërisht sepse Basha e kishte pranuar këtë fakt, sepse ishte peng për hallet e veta që kishte.
E përshëndes Berishën për denoncimin e vazhdueshëm që i bën mafies, kapjes së shtetit dhe nga ai ballkon, i cili jo vetëm që nuk e ka izoluar por e ka ngritur në një lartësi për ta dëgjuar më mirë të gjithë”, tha Ilir Meta.
Në fakt, Berisha vërtet është ngjitur në ‘lartësi’, ku nga kati i katërt i pallatit të tij ku banon, ngjitet në katin e tetë për të mbajtur fjalimet në mitingjet e përnatshme.
Pyetjes “Jemi në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e 2025, keni në plan për të shkuar në seli për të takuar Gazment Bardhin?”, Meta iu përgjigj: “Partia e Lirisë ka një hierarki të shkëlqyer përfaqësimi politik.
Bashkëpunimi politik nuk është çështje selish e vualsh, por principesh, integriteti por edhe çështje e cila ka të bëjë me sinqeritetin me ballafaqimin me këtë regjim mafioz e kriminal, ka marrë edhe kosto për këtë çështje.
Janë kosto të cilat duhen marrë në beteja me mafien, që nuk janë të thjeshta, por çdo kosto ia vlen kur luftohet për kauza të drejta.”
Edhe ti pusht shume shpejt do japesh intervista nga lalzi
Nga tyrbja e katit te 8t po japim lutjet e Allahut dhe haberet e akshomit nga Imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute.
meta hajdut kriminel
Oh like te hyfte gjar peri ne bythe
Jeni me vonese ho popull....33 vite e hengret sapunin per djathe...tani prisni deri sa ti fusin ne burg Drejtesia.....dhe deri sa te vdesin.... por mos haroni se edhe jeta juaj shkoje per leshe .... se nuk kishit tru qe ne fillim......
Jeni me vonese ho popull....33 vite e hengret sapunin per djathe...tani prisni deri sa ti fusin ne burg Drejtesia.....dhe deri sa te vdesin.... por mos haroni se edhe jeta juaj shkoje per leshe .... se nuk kishit tru qe ne fillim......