Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian, para vitit 2030.
Në një prononcim për gazetarët, në Taormina, në margjinat e takimit ministror për festimet e 70-vjetorit të Konferencës së Mesinës, Tajani tha se qëllimi është që të bëhet gjithçka për të ribashkuar Evropën.
“Shtete si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Konstatoj një vullnet të mirë politik që ne të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Këto shtete duhet që të hyjnë në familjen tonë përpara vitit 2030, pastaj të flasim për Moldavinë dhe Ukrainën.
Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur si objektiv vitin 2030, por unë dua që kjo të ndodhë edhe më përpara në kohë.
Ne po u dërgojmë një mesazh të rëndësishëm të gjitha shteteve kandidate për t’u anëtarësuar sa më shpejt në Bashkimin Evropian.
Qëllimi është që të bëjmë gjithçka është e mundur për ta ribashkuar Evropën në një kohë sa më të shkurtër. Italia do t’u ofrojë këtyre shteteve eksperiencën e saj, sidomos në luftën kundër korrupsionit”, tha Tajani.
O Antonio Tajani, po pse flet bre burre pa pyetur Sali nongratet. Saliu tek ju te djathtet Evropiane i ka syte, nga ju pret ta ndihmoni te vije ne pushtet. Mire do boje o z.Tajani ta bindesh Saliut te cvendoset me jetue me familje ne Prishtine qe ti jape drejtim puneve atje, ta finalizon sa ma shpejt punen e kthimit te kombit kosovar nen Serbi, ashtu sic i pati premtue Milloshevicit ne 1999. Ather ja prishi planin Amerika Saliut, tash nuk ka kush ja prish ma.
Faleminderit Italise per mbeshtetjen e pakursyer dhe teper bujare qe na ka dhene dhe po na jep ne vijimesi. Kjo mbeshtetje inkurajon cdo shqiptar dhe i jep shprese per nje te ardhme me te mire. Shikoni se sa pozitivisht dhe me optimizem flet z.Tajani dhe krahasojeni me retoriken e SB me kompani te cilet e nxijne Shqiperine ne te gjithe institucionet kryesore te BE. Ata nuk e duan Shqiperine te behet antare e BE. Prandaj, si ketu dhe ne Itali ta respektojme me teper Italine dhe italianet. Sigurisht bashke me ta edhe dashamiresit e tjere te Shqiperise.
Miku i mirë në ditë të vështira . Grazie Meloni , grazie Tajani .
Po pse, kot shqyem bythen per emigrantet problematik te Italise?!
Dhe ka vertete shqiptare qe besojne brockullat e ketij ministri italian?! Besoni vertete se ne do hyjme ne BE para vitit 2030?! Besoni ne brockullat e Edi Rames?! Deri ne 2029 mund te hapen te gjithe grup kapitujt...mund te hapen, por jo te mbyllen. E si mund te behet vend i BE Shqiperia, ku korrupsioni eshte me keq se ne diktaturat afrikane, ku nuk eshte garantuar uji i pijshem ne rubinetet e shqiptareve, ku njerezve u grabiten pronat, ku jeta nuk eshte e garantuar nga krimi, ku pensionet jane ne nivelin me te ulet ne Europe dhe pensionisteve nuk u kompensohet as rritja e cmimeve per shkak te inflacionit...Jemi ne muajin e gjashte te 2025es dhe asnje rritne pensionesh nuk ka. Kurse Rama hedh shashken e pensionit te 13! Italia nuk ka vecse nje vote per te bere te mundshem hyrjen tone ne BE. Por duhen 27 te tilla. Mjafton nje mos jete dakord dhe..