VIDEO/ Rama prezanton skuadrën fituese të Korçës për Shqipërinë 2030 në BE

21 Qershor 2025, 14:09Politika TEMA
VIDEO/ Rama prezanton skuadrën fituese të Korçës për

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Korçë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Korçë, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Korçës mori gjashtë deputetë, katër prej të cilëve bëhet pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste po zhvillon në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Niko Peleshi, mandati i tretë

Romina Kuko, mandati i parë

Genti Lakollari, mandati i parë

Besa Spaho, mandati i parë

Bledi Çomo, mandati i parë

Ilirian Pendavinji, mandati i katërt

4 Komente

  1. 2
    2025 pa uje dhe ti thua perralla

    Cfare behet ne kete vend legen,ketu nuk ka uje te rrjedhshem ne rubinetat e qytetareve Tr,Vl,Dr as nje ore ne dite,mbysin plehrat dhe ujrat e zeza ne Lane,ne bregdet etj etj ja kemi kaluar Guinese Ekuatoriale,Ugandes ,Lesotos,Malit dhe keto thojne 2030, BE dhe perralla

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Lojtarët kanë një vlerë të caktuar në treg e cila shërben si tregues aftësie. Psh. Broja vjet e kishte 40 milion euro. Pas dëmtimit aktualisht ai ka një vlerë shumë më të vogël në treg. Vlera e një deputeti matet me shkallën e besnikërisë ndaj udhëheqsit të partisë. Ndaj them, do të ishte me vënd që shoku Edi t'na bënte të ditur vlerën e sejcilit lojtar në skuadrën e Korçës 2030.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fute ne sume skuadren o Legen

        Ore Uje o Qelbesire se ne Sarande marrin Hotelet gjithe Ujin,rruget qe kane turiste Jane te pastruara,rruget qe jetojme ne nuk pastrohen,Derra,Lope ,Qen kopsht zollogjik ne Qytet…Cfare Turizmi Kur cmimet Jane per portofolet e Tyre e Shqiptaret nuk hajne dot nje akullore…

        Përgjigjjuni
        1. A
          Americano

          Ilir Pendavinji e ka marre me tapi deputetllekun-si nuk iu merzit e katerta here ????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje