"Duhet të përgatiteni për rrugë të gjatë dhe plot pengesa"/ Ish-kryeministri polak: Anëtarësimi në BE pranohet mbi meritën

20 Qershor 2025, 22:54Politika TEMA
"Duhet të përgatiteni për rrugë të gjatë dhe

Mark Nelka, ish-kryeministër i Republikës së Polonisë ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks”, në Euronews Albania ku i pyetur nga Franko Ergo tregoi se Polonia ka ndjekur një rrugë të gjatë e plotë pengesa për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ai tha se një rrugë të tillë do duhet ta ndjekë edhe Shqipëria tani, sipas tij kjo rrugë do kërkojë që vendime shumë të rëndësishme të merren në një kohë të shkurtër, por nëse kjo arrihet shpërblimi do të jetë i jashtëzakonshëm.

“Ishin 20 apo 30 pika. Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e gjatë dhe e vështirë. Ne duhet të merrnim, njësoj si ju duhet të merrni tani, dhjetëra vendime që janë në interesin afatgjatë të vendit. Nuk ka asgjë të keqe në këtë, por janë vendime që duhet të merren relativisht shpejt dhe ka një kosto të lartë sociale.

I gjithë procesi është mjaft i vështirë dhe ndoshta nuk ka rrugë të shkurtra. Anëtarësimi pranohet mbi bazën e meritës, ndaj duhet të përgatiteni për një rrugë të gjatë dhe plot pengesa, por shpërblimi është i jashtëzakonshëm”,-tha për Balkan Talks ish-kryeministri polak.

4 Komente

  1. L
    Lani

    Polak ? Hahahhaha keto Jane gabekt e Europes

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haaaa

      Fole dhe ti varri leshin Europes. I harrove posterat ne France ..kujdes po vjen Plomberie Polonaise ......

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb........

        Zoti Nelka,po vari karin suniteve or shiiteve tourkalvanoi se nuk ka shanc te futen ne BE..... turkey ka 35 qe i ka mbaruar "detyrat" dhe ka marr vec te gjatin....edhe keta njethundrake shpellare thjesht karin do te marrin.... gezuar ramazonin

        Përgjigjjuni
        1. .
          ......

          dikush ti kujtoje ketij cjapit se veç meritave qe kishin hyne edhe per disa shkaqe gjeopolitike dhe strategjike qe europa kishte ne ate moment ......so shut the fuck up

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje