Bashkimi Europian apelon klasën politike shqiptare që të bashkëpunojnë për reformat integruese të vendit. Thirrja iu drejtua dje në Strasburg përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së në mbledhjen dy ditore e Komitetit të Stabilizim-Asocimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë.
Cristina Guarda, anëtare e delegacionit të Komisionit Europarlamentar për Asociimin BE-Shqipëri, mirëpriti përpjekjet dhe reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim lidhur me problemet ligjore dhe shkeljen e të drejtave për azil në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Kurse eurodeputeti, Marco Tarquinio u shpreh: Në dialektikën e fortë që karakterizon marrëdhënien mes të dyja forcave politike shqiptare ka një element që i bashkon, qëllimi për integrimin e shpejtë të vendit në BE. Në vitin 2027 presim mbylljen e negociatave dhe më pas do të duhen edhe dy vite për anëtarësimin e plotë. Prandaj kemi një përgjegjësi të përbashkët për ta arritur këtë objektiv”, tha eurodeputeti, Marco Tarquinio.
Sipas tij “është synimi i përbashkët gjëja më e rëndësishme dhe kjo e bën të fortë marrëdhënien dhe të ardhmen tonë. Këtu në PE, partitë e ndryshme politike, nuk shikojnë dallimet, por të përbashkëtat. Ne duhet t’i mbajmë sytë te horizonti 2027-2030″. Pavarësisht kësaj deklarate të drejtuesit të delegacionit të Parlamentit Evropian, Strasburgu u kthye sërish në arenë debati për Shqipërinë, ku akuzat politike i dhanë ton ditës së dytë të mbledhjes së 19-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së.
Akuza e parë, erdhi nga eurodeputeti Fredi Beleri, që nuk e ka harruar betejën 2 vite më parë me drejtësinë shqiptare. Për të, sistemi ligjor në Shqipëri është një skenë kukullash ku fijet i tërheq qeveria. “Në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i kapur nga ata persona që po përpiqen ta reformojnë atë. Qeveria përmes procesit të vetingut, i cili kontrollon gjyqtarët potencialë, e kanë lënë sistemin me të njëjtat gabime apo mangësi si para reformës. Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit. Ne duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të drejta. Thuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka një përfaqësues të krimit të organizuar në parlament”,-tha Beleri. Replikën e mori nga bashkëdrejtuesi i takimit, socialisti Toni Gogu.
“Zoti Beleri për shkak se më përmendët emrin më duhet të bëj një sqarim të shkurtër se të gjithë pretendimet e situatës së zgjedhjeve janë duke u shqyrtuar nga autoriteti kushtetues i pavarur KQZ dhe gjykatat si Kolegji Zgjedhor. Besimi që kemi në ato institucione që kemi ndërtuar së bashku me PE me shumë mund në 30 vitet e fundit, sidomos në 10 vitet e fundit përmes reformës madhore në drejtësi, besoj se duhet të mbetet i paprekur dhe ju siguroj që në fund fare vullneti i popullit shqiptar në ato kuti që po rinumërohet, do të jetë i patjetërsueshëm”,-theksoi Gogu.
Edhe në këtë mbledhje nuk u arrit miratimi i një rezolute të përbashkët mes përfaqësuesve të PSsë dhe atyre të PD-së, pavarësisht ndërmjetësimit të eurodepurtetëve. Mbledhja e jashtme e Komitetit të Stabilizim-Asocimit dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet në Tiranë në fund të muajit tetor.
Qeveria Rama ka bere shume per Shqiperine me Reitkünste e pa imagjinuar ne Reputation Nderkombtare.Ka shume Probleme. Rrogat,dhe cmimet explosuese qe s‘kan sens ne realitet. Qeveria dhe Shqiperia me dashje dhe pangopesia primitive do zhduke Turizmin. Ne jetojme 35 vjet ne perendim dhe cuditemi se perse nuk ndeehyn Shteti,per te ruajtur Standartin e jeteses per cdo qytetar. Keta tregtare te pa ngopur dhe keto Ministre Torollake kujton se te huajr jane Budallenj. dhe vine cdo vit.Shqiperia ishte Populli me i vuajtur,dhe tani duan te behen te gjithe Berbere se kush te qethe e te rruaj me shume. Rroga minimale 1200€ dhe taxat jane te Garantuara dhe nuk ka me abuzim.Kush s‘paguan te dale Bankrott dhe te mbylle bitnesin. Justifikimi se na ikin Fiemat eshte pordhe me rigon qe i shijon atij qe e pretendon. Po qe se vazhdon me keto rroga pasta ne Shqiperi eshte vetem Rama me ministret e tije,Saliu dhe Oligarket qe marin tendera dhe Mbajne Shtetin dhe Boset e Droges qe fahihen Mans Oligarkeve. Pa i ulur Meritat Qeverise qe e ka ndryahuar Shqiperine por tani eshte Koha te vendose Standarte.
Po shume bukur por si t'ja bejme laraskes se Zhulalit me turinjte si te kalit sharebajges se neveritur qe doli ne ekran para dy netesh dhe hodhi balten e radhes mbi perpjekjet e medha ne kete rruge.Kjo shpifarake deklaroi se Shqiperia nuk e meriton te hyje ne BE se nuk ben zgjedhje te lira. Po ku i pe ti moj laraske zgjedhjet e kercenuara , po prandaj ju nuk do vini me kurre ne pushtet , por ju se kuptoni se me keto deklarata fashiste qe ben kjo grua monster , me gishtin e mesit drejtuar 2.9 milion Shqiptatereve nga foltorja e kuvendit nga Flamut Geringu, me deklaraten naziste te nazi -ballistit shpifarak me floket leshkarafel mbi koke Tomorr alikoqja , - do t'ju hame te gjalle, me deklaratat e poshtra te Tabakhones se Tiranes dhe gerdalles Vokshi sygerdoqja ne Bruksel kjo force politike do ta marre pergjigjen perseri nga sovrani ne lokalet 2027 dhe ne 2029 kur te hyjme ne BE me Edi Ramen kryeminister.