
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke mos lejuar Presidentin e PL-së, Ilir Meta, të takohet me motrën dhe fëmijët e tij.
Përmes një deklarate për mediat, Blushi tha se këto veprime kundrejt Ilir Metës janë hakmarrje primitive e kryeministrit Edi Rama ndaj tij dhe opozitës.
Blushi tha gjithashtu se në gjyqin ndaj Metës, që sipas tij do të mbahet me dyer të hapura për qytetarët, do të çmontohen ato që ai i cilësoi si akuza të montuara politikisht ndaj kreut të PL-së.
Në vijim të procesit kriminal, tërësisht farsë dhe politik, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të firmosur nga Altin Dumani, që kulmoi me rrëmbimin terrorist dhe vijon me mbajtjen pa fakte dhe prova penale prej 8 muajsh në izolim ekstrem, një tjetër akt primitiv dhe hakmarrës është ndërmarrë sot ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, pak ditë pasi po në shenjë hakmarrje, ai u dënua me 10 ditë mosushtrim të aktiviteteve sportive vetëm pse dha një intervistë të realizuar live nga kabina e paraburgimit.
Në shkelje flagrante të ligjit për të paraburgosurit, Presidentit Meta i është ndaluar sot takimi javor i planifikuar me motrën dhe fëmijët, gjoja sikur ky takim është ezuaruar nga unë si Sekretar i Përgjithshëm, një mashtrim ordiner dhe i fëlliqur, si i gjithë ky proces.
Ndalimi i takimit me motrën4 dhe fëmijët, që është një e drejtë dhe aspak privilegj për çdo të paraburgosur, dëshmon hakmarrjen primitive të Altin Dumanit dhe Edi Ramës, që i tmerrojnë të vërtetat e Ilir Metës edhe kur ato thuhen nga kabinat telefonike të paraburgimit.
Kjo hakmarrje primitive dhe oridinere, që u dëshmua edhe ditën e votimit më 11 Maj, kur ngjyrat kuqezi të Presidentit Meta tmerruan Altin Dumanin dhe Edi Ramën që urdhëruan moslejimin e gazetarëve as të filmonin momentin e votimit të z.Meta, ndodh fill pas sqarimit shterues që Presidenti i Partisë së Lirisë bëri sot lidhur me lajmet e rreme të sponsorizuara me paratë e pista të inceneratorit që nuk ekziston në televizionet e regjimit.
Titrat e lëshuara nga regjimi, njësoj si raketat e Ajatollahut, për të bombarduar opinionin publik me fakte të paqëna, morrën sot sqarimin shterrues të Presidentit Meta
Por edhe njëherë theksojmë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt penal ndaj tij dhe se në shkelje flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai vijon të mbahet në izolim ekstrem dhe vijojnë t’i zgjaten qëllimisht hetimet edhe me 3 muaj, ndonëse në 27 Maj I është komunikuar akuza dhe është marrë i pandehur.
Jo 6 vite, por edhe 600 vite te hetojne per 32 vite jete publike dhe politike te Ilir Metes kurre nuk kane per te gjetur nje fakt apo prove, jo ne toke por edhe ne cdo planet tjeter qe te cojne leterporosi, qe ta implikoje ate ne raport me ligjin. E kunderta eshte e vertete, z. Meta ka deshmuar gjithmone se eshte shembull i respektimit korrekt te ligjit dhe Kushtetutes.
Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.
Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.
Partia e Lirisë i bën thirrje të gjithë institucioneve ndërkombëtare, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut të reagojnë me forcë dhe dënojnë me ashpërsi këtë shkelje flagrante dhe recidiviste të të drejtave të njeriut, të ligjit, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, qe nisi me hetimin politik, vijoi me rrembimin terrorist çnjerezor dhe denigrues, nga bandite me maska, te armatosur rende dhe pa dokument identifikimi, vazhdon me mbajtjen e izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, hakmarrje primitive qe here shfaqet duke i hequr te drejten te filmohet kur voton, qe vazhdon me denimin me 10 dite per te mosushtruar aktivitet sportiv e se fundmi me mohonim e se drejtes per t'u takuar me familjaret, sic e parashikon qartesisht ligji.
Ky bythqiri kujton se Ilir Metaj hajduti ka shkuar ne kamp per pushime ….nuk e di qe eshte ne gjendje aresit dhe kur je ne te tille gjendje , dmth hetimet jane ne zhvillimin e siper ..nuk lejohen shume vajtje ardhme dhe komunikime sepse prishin hetimet …as kaq skupton bythqiri i Metes … prit o buthqir te mbarojne hetimet te mare denimin te shkoj ne burg dhe pastaj shkoni dhe takoheni vemjen , atje do ta keni hajdutin sua mer njeri …
Ky eshte Vrenozi I ndjese paste LSI
Kush ia qite grun ketij? Thone eshte ne arrest tashti?!
Ore ky Bibilushi i partise te Like pordhes , pa u afruar meiken vertet dukej nje fare burri . Po qe sa u lidh me Liken ka ilur per lesh qeni . Akoma mundohette mbroje Like kur ai eshte rrasur deri ne gryke ne krime e pasuri qe mesa duket gjysmat e pasurive te Likes i fsheh ky mut muti . Po te vjen keq per Like coja gruan tate se Mutnika jo vetem se rruante po edhe ka zene dashnore te tjere qe kur u fut ne burg Likja nuk do thaje gopin ajo .
O Vrenoz more Vrenoz se c na polle nje Bibilosh qe kakaris si nje kaposh
O bilushi i Metes po te vika keqe per qe nuk e lejne me be takime me familjaret po Lali i Erit dhe ai eshte njeri si Meta dhe nuk e kane lejuar me u takua me familjaret e vete.
Ky ka hallin e tije se sa per florririn ky e di shume ire qe flrorriri kure te dali nga Burgu , vetem Pamperset do i mungojne.......se do dali qyryk nga trute dhe nga mendja ..
Ky ka hallin e tije se sa per florririn ky e di shume ire qe flrorriri kure te dali nga Burgu , vetem Pamperset do i mungojne.......se do dali qyryk nga trute dhe nga mendja ..