Vetëm emri i ka mbetur të ndryshohet/ Analisti Leka: PS, parti krejt e re, synim integrimi në BE

20 Qershor 2025, 14:57Politika TEMA
Vetëm emri i ka mbetur të ndryshohet/ Analisti Leka: PS, parti krejt e

Analisti Martin Leka thotë se Partia Socialiste është krejtësisht e re, me figura të reja.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se tashmë, PS është parti e moderuar, që ka synim integrimin e vendit në BE.

“PS tani është krejt e re. Unë mendoj që ndoshta vetëm emri ka mbtur t’i ndryshohet. shtë një parti me figura të reja, edhe vetë historinë e PS nuk e njohin mirë. Ajo është parti e Edi Ramës. Shumica e atyre të rinjve nuk e dinë historinë e vërtetë të PS. Ajo parti, është një rilindje që nuk ka ato baza vullnetarizmi që kishte dikur, në luftën e madhe opozitare që zhvillonte PS në vitet ’93-97. Është parti e moderuar tashmë, me Edi Ramën, një lider më shumë i djathtë se i majtë. Integrimi në BE është një fjalë e madhe. Thellë thellë, edhe pse zoti Rama e do, është skeptik të arrihet. Nëse ne jemi në pararojë të negociatave, arsyeja ndër më madhoret, është arsyeja gjeopolitike. Për standardet, ne i kuptojmë se ku jemi”, theksoi ai.

1 Komente

  1. K
    Kapterri

    Po hajde thuaj Padishahut. Ai është i bindur që do e pushtojë Brukselopojën

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje