
Për 39 deputetët e rinj të PS-së nisi Akademia Politike që synon t’i bëjë gati për Parlamentin e ri të shtatorit. Socialistët e rinj mbërritën herët në selinë e PS-së, duke treguar gëzimin e ditës së parë të "shkollës", por edhe për të shfrytëzuar kohën për t’u njohur me njëri-tjetrin, tashmë që i përkasin një rrethi më të ngushtë të së njëjtës familje politike.
Profesorin e parë, Fatmir Xhafaj, e pritën në klasë, ndërsa vetë ish-ministri i Drejtësisë u tregua i kujdesshëm për të mos treguar superioritet ndaj të rinjve të zgjedhur.
Deputeti i Vlorës, Ardit Bido, mbërriti në seli pasi ishin marrë mungesat, por në kohë për të dëgjuar eksperiencën politike të arkitektit të reformës në drejtësi. Xhafaj u tregoi atyre cili është roli i deputetit dhe rëndësinë e respektimit të kodit të etikës.
Në pushimin pas leksionit të parë prej 90 minutash, deputetja e zgjedhur e Elbasanit, Sara Mile, u kujdes të theksojë se, ndonëse po marrin njohuri të reja, ata nuk janë individë pa bagazh, shkruan A2 CNN.
Për të treguar përgatitjen e saj, deklaron se në shtator “luftën” do ta nisë me udhëheqësin e opozitës.
Një ditë më parë, lektorët dhe studentët dëgjuan për rreth 60 minuta kryeministrin Rama, mbi rolin kushtetues të deputetit. Profesorët, çdo fundjavë, për një muaj rresht, do të duhet të shërbejnë për të rinjtë si një manual politik.
Ky xha Fatmiri nuk eshte vella I trafikant-biznesmenit Geron qe shkoi vullnetar te bejne burgun ne Itali?
Në demokraci vlera e lirisë individuale është tregues më i lartë. Një deputet presupozohet se fiton mandatin mbi bazën e vlerave individuale, ndaj tij as që mund të mendohet të merren nisma për rrafshim dhe njësim të mendimit individual në raport me të tërën, siç duket se synon ky workshop. Rezultati i synuar i këtij veprimi nuk mund të jetë tjetër veç konsolidimi dhe unifikimi i mendimeve si domosdoshmëri në qëndrimet që duhen mbajtur, gjë që e bënë grupin parlamentar të jetë thjesht një bandë në shërbim të ideve të udhëheqësit të partisë.
DEPUTETET E RAMES? Pioniere, ne LUFTE PER CESHTJEN E PARTISE DHE TE POPULLIT te mbetur, te jeni GATI! GJITHMONE GATI!!!! Xhaxhi Enver Rama....
Leksione nga Xhafa. Xhafa vetë i mori nga xhaxhi
Per te Vjelle …po instalohet Diktature me Nje Parti ne sulltanat me kurvat e haremet te Tao Taos dhe Te palarit me Qillota me mut
klonet e rradhes qe i brumos partia ,qe ngrene kartonat me urdher dhe breket gjithashtu . Po kloni se di qe eshte klon ,ai i kenaqet statusit dhe parase qe merr......nuk besoj se do i shoh ne ndonje studio serioze keto zegjinete dhe sarat se sdo piktori te lene name perballe paneleve me ustallare,krto do flasin pyblikisht aq sa flisnin dikur mark frroku,tom doshi,mhill fufi,dhe ai rraja .....keta jane boshlleqe ku fryn ere (cit.Ndricim Xhepa ,Hije qe mbeten pas)...