Për herë të parë në Shqipëri, fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale

20 Qershor 2025, 18:32Politika TEMA
Për herë të parë në Shqipëri, fjalimet e

Fjalimet deputetëve në parlament dhe kuvend do të zbardhen nga Inteligjenca artificiale. Për të realizuar këtë projekt, Kuvendi ka shpenzuar 750 mijë euro.

Zbardhja e fjalimeve të deputetëve në parlament është kthyer në sfidë për institucionin, i cili ka burime të kufizuara për të kryer në kohë të shpejt transkriptet.

Për të zgjidhur këtë situatë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar 750 mijë euro, duke vënë në punë inteligjencën artificiale. Projekti del në një prej tenderave të institucionit, ku shpjegohet se fjalimet në seanca apo debatet në komisionet e kuvendit do të zbardhen automatikisht.

Sipas dokumenteve zyrtare, Kuvendi e argumenton këtë shpenzim duke theksuar vështirësitë e mëdha të stafit për të përballuar manualisht volumin e lartë të fjalimeve.

Procesi i zbardhjes “me kufje” kërkon kohë, është i lodhshëm dhe shpesh i papërballueshëm.

Teknologjia e re do të lejojë përpunimin e fjalimeve në kohë reale, klasifikimin e tyre sipas tematikave dhe publikimin automatik në kanalet zyrtare.

Lini një Përgjigje