Ministrja Xhaçka në takimin e SEECP: Bashkëpunimi rajonal, kyç për të ardhmen tonë evropiane

24 Shtator 2022, 21:17Politika TEMA

Ministrja Xhaçka në takimin e SEECP: Bashkëpunimi rajonal,

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që u mbajt në Nju Jork. 

Ministrja Xhaçka përgëzoi Malin e Zi për organizimin e këtij takimi, i cili sipas saj vjen në mes të një krize të paprecedentë të shkaktuar nga lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës. 

Kryediplomatja shqiptare shprehu mirënjohje ndaj Greqisë për kryesimin e suksesshëm të SEECP-së, duke e çuar përpara perspektivën evropiane të rajonit. 

Sipas saj, është koha që rajoni ynë të bëhet bashkë dhe të bashkëpunojë në të mirë të popullit dhe perspektivës evropiane. 

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve nga Evropa Juglindore dhe transformimin e këtij rajoni në një zonë paqeje, sigurie, stabiliteti dhe bashkëpunimi, me synimin kryesor integrimin e plotë të tij në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

4 Komente

  1. P
    Papi

    KURVA XHACKA THONI JO MINISTRJA.

    Përgjigjjuni
    1. e
      e pabesushme !

      gjithmon mes qirseve .kjo o politika e saj

      Përgjigjjuni
    2. p
      pajdhiqi lulezon mes karucash

      ja pra suksesi politikes se jashteme .ma bukur smundet me u than

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Një ministre e tillë që na prish me Rusinë, dhe për pastrim wc nuk do i jepja mundësi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje