Mirlinda Karçanaj ka pranuar disa takime me shtetasin Ergys Agasi por mohon se ka favorizuar Agasin apo Beqirin në tendera

22 Dhjetor 2025, 16:54Politika TEMA
Mirlinda Karçanaj ka pranuar disa takime me shtetasin Ergys Agasi por

Mirlinda Karçanaj ka pranuar para hetuesve se ka pasur disa takime me shtetasin Ergys Agasi në zyrën e këtij të fundit, por ka mohuar kategorikisht se e ka favorizuar atë apo shtetasin Ermal Beqiri në procedurat e tenderimit.

Në deklarimin e saj, Karçanaj ka theksuar se nuk shoqërohet dhe nuk mban marrëdhënie sociale me operatorë ekonomikë jashtë ambientit zyrtar. “As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre”, është shprehur ajo.

Megjithatë, Karçanaj pranon se ka pasur një rast ku ka takuar një operator ekonomik në mënyrë rastësore në zyrën e një të njohuri të saj, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi. Sipas saj, takimi ka ndodhur për shkak të një konsulence private, ndërsa shton se me Agasin ka njohje të vjetra dhe se është takuar disa herë me të në zyrën e tij për çështje private.

Në deklarim thuhet se gjatë një prej këtyre takimeve, Agasi i ka kërkuar një mendim për një zgjidhje teknike në kuadër të një partneriteti që ai synonte të krijonte me një kompani izraelite. Karçanaj sqaron se në të njëjtin ambient ka qenë i pranishëm edhe shtetasi Ermal Beqiri, të cilin e cilëson si prezent në mënyrë rastësore në atë takim.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se me Agasin mund të jetë takuar disa herë për shkak të raportit miqësor që ka me të. Ndërsa për Beqirin, Karçanaj thotë se, përveç atij takimi të cilin e cilëson rastësor, e ka takuar vetëm në ambientet e AKSHI-t, në funksion të mbarëvajtjes së punës.

Pavarësisht këtyre takimeve, Karçanaj mohon se ka favorizuar Agasin apo Beqirin në tendera. Megjithatë, fakti që takimet kanë ndodhur në zyrën e Ergys Agasit ngre pikëpyetje, veçanërisht në një kontekst ku, sipas hetimeve, pikërisht në këto ambiente diskutoheshin edhe çmimet për tendera.

3 Komente

  1. N
    Nastradini

    Pra do dalin filmime edhe me zonjen e kryeministrit

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dea

      Si ka mundesi.po hyjme 2026 dhe ju komentues mbroni akoma Si Berishen qe cfare ska bere ne kete vend dhe Spak nuk ka prova per te cdogje qe thote Sala jane mashttime shpifje. Shifeni mitingun sot .....turp per opoziten ka mbaruar

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mirlinda Karakurva

        nuk po mbron njeri saliun...se durojme dot fare salen ,ama rilindjes per hajdute sua merr njeri...kjo njehere qe thua ti eshte femer e ndyre....hajdute...bipolare ..dhe te rrembejne njerez ne mes te rruges dhe dites per interesat etyre...si kujton ti se jkjo si dinte gjerat..i dinte shume mire po do merrte pjesen e evet kjo kriminelja.. ..kjo ihte pjese e grupeve kriminale...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje