Misteri i shfryrjes së “Mosbindjes Civile”

7 Nëntor 2024, 17:50Politika TEMA
Misteri i shfryrjes së “Mosbindjes Civile”

Nga Ylli Pata

Sali Berisha, pas Ilir Metës avancoi një strategji radikale, për të mos thënë kamikaze veprimi të repartit të tij politik, duke përmendur 77 mënyra.

Natyrisht që ato nuk se i kishte planfikuar, por në mend kishte si gjithmonë një logjikë shantazhi e presioni kryesisht ndaj amerikanëve, në logjikën e një teoreme të vjetër që Ilir Meta e ka shpjeguar mirë: i bie më të fortit.

Por kur nuk i bie i thua: Nuk e di çfarë do të bëj. Me logjikën e një shantazhi që gërsheton frikën për trazira në Shqiëri, por edhe në Kosovë e rajon. Një skenar i njohur megjithatë prej vitesh e vitesh.

Por e gjitha kjo ra u squll pikërisht kur u mësua se në SHBA ka fituar Donald Trump, e si pa zë u harrua kërcënimi për 77 nuancat e tmerrit që mund të shkaktonte Doktori dhe hejzbullahët e tij.

E gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një përvojë e provuar. Kur në vitin 2017, Sali Berisha, së bashku me Ilir Metën përgatitën çadrën në bulevard për të bllokuar avancimin e reformës në drejtësi, në një kohë kur Moska po bënte lojë luftrash në Shkup, në Tiranë, erdhi një diplomat i administratës së Donald Trump, Brian Yee, i cili i tha vetëm një frazë Sali Berishës. Që e bëri të tërhiqej. Këtë e ka përmendur vetë Berisha në një intervistë vite më parë, kur ka thënë se kishte “argumente të forta”.

Por ç’ndodhi më tej? Ndodhi ajo që po përgatitej nga Berisha, si djegia e mandateve e krijimi i një situate tjetër destabiliteti. Administrata Trump në fund të vitit 2018, pikërisht pas shpalljes non grata të Adriatik Llallës, i heq Sali Berishës dhe familjes së tij vizën për të udhëtuar në SHBA. Këtu, Doktori, si gjithmonë reaktiv, reagon ashpër, e kundërshton shumë ashpër një marrëveshje që nisi të negocohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po e përgatiste jo thjesht administrate Trump, por njerëzit më të fërt pranë tij.

E bën së pari duke fryrë Ramush Haradinajn se do ta ndihmojë të fitojë zgjedhjet e të ribëhet parti e parë, së paku e dytë me një koalicion me Albin Kurtin. Jemi në vitin 2019, kur ende kryeministër ishte Ramushi.

Ndërkohë dy vitet e tjera bëhet një zëdhënës i një fushate që në të vërtetë ishte më shumë teori konspirative që flitej për ndarjen e Kosovës. E cila nuk kishte vetëm Berishën si aktor, por shumë personazhe të tjerë.

Doktori, sipas të gjitha gjasave e bëri këtë lojë, për të shtyrë një shantazh se mund të impresionojë Uashingtonin se ai e trazon Ballkanin. Një parodi që dikur, një i dërguar i DASH thjesht sa e kishte pompuar pas 21 janarit 2011. Bërë kjo, ishte administrate Trump që i qepi dosjen e non grata-s, të cilin Antony Blinken, i cili ka qenë pjesë e DASH edhe gjatë administratës Trump, vetëm e firmosi.

Ishte pikërisht kjo mënyrë e fortë e amerikanëve ndaj Berishës, të cilët e kishin toleruar shpesh, madje edhe kthyer në pushtet pasi e kishin përmbysur siç bënë në 2005-n, që e ka trembur doktorin se ka edhe më keq. Por kush është më e keqja? Amerikanët e dinë, e tani që erdhi Trump, së paku presionin nuk e ha, se është negociator i ardhur nga biznesi. E provoi në 2019-2021.

1 Komente

  1. a
    astriti

    na bete merak dhe shume kurioz per 75 menyrat e tjera te mosbindjes civile .jeni ngrenesit me te paturpshem te fjales se dhene .betoheni e perbetoheni e pastaj mbytheni e zbytheni pa me te voglin turp .u mesuam me ju tashme .jarget ne gojen tuaj mbeten po njesoj ,era e qelbur e qellimeve tuaja eshte shtuar ,urrejtja per zhvillimin po shperthen ,duke plotesuar karakterin e zi tuajin .lipsuni nga jeta jone ndyresira se sa kohe jeni pjese e saj nje dite pa llum skemi pare .lipsuni ju bashke me ndyresine qe ju ndjek ,se ne te kundert ajo qe do ju afrojme ne dhe koha do ju dhembe shume .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje