VIDEO/ Kuvendi bosh për buxhetin e 2025-ës. Ku janë deputetët kur diskutohet për qytetarët?

7 Nëntor 2024, 16:12Politika TEMA
VIDEO/ Kuvendi bosh për buxhetin e 2025-ës.  Ku janë

Kur i sheh tek premtojnë projekte dhe investime në fshatra e qytete, ndërsa pala tjetër akuzon se këto projekte nuk shkojnë tek qytetari, të krijohet përshtypja se politikanët jetojnë vetëm për qytetarët dhe për interesat e tyre.

Megjithatë, në parlament, janë në ballë të luftës për të mbrojtur favoret dhe interesat e tyre personale, ndërsa kur vjen fjala për qytetarët, salla mbetet bosh.

Sot është seanca për buxhetin e shtetit për vitin 2025 dhe çdo deputet ka mundësinë të flasë për zonën e tij.

Por sa deputetë ndodhen në sallë? Mund t'i numërosh me gishtat e njërës dorë. Shumicën e kohës, salla është e boshatisur; secili mban fjalën dhe menjëherë largohet.

Sa shumë interesohen për elektoratin, të cilit i kërkojnë votën çdo katër vite! Në të vërtetë, shumica nuk kanë durim as të ulen dhe të diskutojnë për investimet në zonat e tyre elektorale.

@gazetatema Kuvendi bosh për buxhetin e 2025-ës. Ku janë deputetët kur diskutohet për qytetarët? #lajmeshqip #gazetatemavideo #gazetatema ♬ original sound - Gazeta TemA

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Sa duhet te jete pjesmarja e deputeteve prej 10 de[puteteve ne seance, qe ajo te zhvillohet ? Buxhetin e vitit 2025 po e degjojne vetem muret dhe rojet e Gardes se sigurise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje