VIDEO/ "I kemi rënë në qafë kot Lindita Nikollës", Spiropali i përgjigjet Tabakut: Do ishte e udhës t’i thoje ato që thua privatisht

7 Nëntor 2024, 12:23Politika TEMA
VIDEO/ "I kemi rënë në qafë kot Lindita

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit që të ndryshojë rregulloren dhe të realizojnë me urgjencë 4 vendimet që parashikohen edhe në Progres-Raportin e Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së saj, me ironi Tabaku i kërkoi “falje”  Lindita Nikollës që i kanë “rënë në qafë”, pasi me ardhjen e Elisa Spiropalit ajo tha se drejtimi i Kuvendit po shkon “keq e më keq”.

“Ndryshoni rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Këtë mund ta bëni tek PS, si të doni. Ndryshoni rregulloren, ligjin për komisionet hetimore në mënyrë të njëanshme.

Nëse hapësira jonë në Parlament ngushtohet, ne nuk kemi mundësi tjetër. I paskemi rënë në qafë Lindita Nikollës.

Të paskemi rënë më qafë o zonja Nikolla, drejtim më të keq se tani Parlamenti nuk ka pasur ndonjëherë!”, tha Tabaku.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kreytares së Kuvendit e cila iu drejtua Tabakut duke i thënë se do të ishte mirë nëse ato që ia thotë personalisht t’ i thotë dhe në sallë, pasi me këtë deklaratë të fundit deputetja demokrate bie në kontradiktë me ato çfarë ia ka thënë më herët.

 “Zonja Tabaku, vetëm ju nuk mund të ankoheni për ngushtim të hapësirave sepse keni çdo hapësirë në dorë. Do ishte e udhës që ato që thoni privatisht, t’i thoni edhe publikisht”, tha Spiropali.

4 Komente

  1. P
    Populli

    Na mesoni si beni ju te PD-se qe te mesojme nga ju

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oo

      Moj Jorida shurre uthulla, servile, hipokrite, interesaxhie, qe vetem b...tënde shikon, s'te bëhet vine per gjë tjeter

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Po normale qe Lindita Nikolla eahte me personalitet se Nafija e dybekut. Lindita akuzohet se thjesht ne raste ka zbatuar urdhera te jashteligjeshme, por kjo Nafija e dybekut eshte anetare aktive e botes se krimit. E pame kete si drejtuese politike e ripjelljes ne zgjedhjet vendore ne Shkoder, ku pasojat po ndihen edhe sot ne luften qe bandat e krimit po bejne ne Shkoder.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          MBYLLENI NE SPITAL KETE TABAKEN SE NA TREMBI E CMENDURA

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje