Pandeli Majko ironizon opozitën: Kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile?! Më kujtoni veten kur...

7 Nëntor 2024, 11:40Politika TEMA
Pandeli Majko ironizon opozitën: Kjo ardhja juaj këtu është

Deputeti Pandeli Majko ka ironizuar deputetët e opozitës të cilët këtë të enjte u rikthyen në Parlament.

"Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative, në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të Salianjit.

Nëse do të isha demokrat do t’ju pyesja dhe do të isha pjesë e protestës që thirrët dhe do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Nëse kjo është mosbindje civile do të thoja që zoti Ulsi Manja është ministër i qeverisë teknike.

Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student e kam si këshillë mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna", tha Majko. 

1 Komente

  1. P
    Populli

    The edhe ti nje fjale o parazit, qe ha gjithe jeten qyl, o i paafte, o hajdut

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje