Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mos fillojë hetimet mbi çështjen e djegies së karrigeve në oborrin e Kuvendit nga 23 deputetë, pas referimit të materialeve nga Policia e Shtetit. Ngjarja u regjistrua më 30 shtator, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova dhe u vendos që kallëzimi të dërgohej në SPAK.
Pas verifikimeve që SPAK kreu, u arrit në përfundimin se nuk ka vepër penale, duke vendosur mosfillimin më datën 1 nëntor.
Në atë kohë, specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal;
Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr,” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal;
Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lefter Gështenja, 52 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Dashnor Sula, 59 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Asllan Dogjani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Sorina Koti, 40 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Monika Kryemadhi, 50 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Isuf Çelaj, 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës.”
Si nuk ka vepër penale kur shkatërrohet me qëllim prona publike dhe goditet me qëllim për shkak të detyrës. Këtë dhe një fillestar i juridikut e di; apo, se ashtu është një punë. Vendimi i SPAK-ut, në këtë rast është politik, se do t'i duhej, të ndiqte penalisht të gjithë personat e përmendur dhe do të hapej një punë e madhe... Nuk ka diskutim: djegia e pronës qëllimisht është vepër penale, si të gjitha veprat e tjera vandale, pavarësisht nga vlefta e dëmit...
Kush do di denoje ata qe djegin atehere ? Vetem SPAK pas ketu ne Shqiperi ?
Pra, qartazi qe Berishizmi ka akoma sherbetore ne Sistemin e Drejtesise, sepse i ka korruptuar me kohe dhe tani keta puthadore e sherbetore si ne Gjykata Apeli apo Administrative dhe ne SPAK i pergjigjen Berishizmit edhe kur faktet e veprimeve BARBARE te Deputeteve te PD jane hashi-qare, sa ne Internet dhe Arkiva elektronike ne TV nuk ka se si te fshihen barbarizmat e tyre me Zjarr, Shkatrrim, Molotove, etj-etj. Deshtimi i Perendimit ne Reformen ne Drejtesi eshte pikerisht ne mos pastrimin ON GENERAL te ketyre Monstrave akoma ne Sistemin e Drejtesise, qe perballe me dhjetra e qindra fakteve te pakundershtueshme 1-milion % te barbarive te PD, marrin persiper mbylljen e procesit hetimor dhe gjyqesor. Mesa duket ne Shqiperi nuk do kete kurre Drejtesi dhe Qetesi, pasi fara e keqe perverse e jo pak punonjesve te Drejtesise jane te korruptuar shume nga Berishizmi e Metizmi. TURP TURP TURP
po te djeg puntori apo zyrtari karriket aty ku punone,cfare do ndodhi?kurse keta jashteqitjet e kombit nuk mbajne pergjegjesi edhe kur vjedhin edhe kur djegin se na eleminohet opozita
Zoteron prokurore ASPAK,lironi nga burgu te gjithe ata qe jane brenda per krime equivalente me keto qe bene deputetet terroriste.
Zoti na ruajt. Ishalla nuk i ven zjarin pallatit të non grates. Me që nuk i ze ligji dhe na ik Sala per lesh. Keta jan ber per gjynof.
Krim krin krim turp te perkrahish zjarvenesit e sale nongrates.