Edi Rama thotë se bota s’duhet të bëhet histerike rreth Donald Trump

7 Nëntor 2024, 11:51Politika TEMA
Edi Rama thotë se bota s’duhet të bëhet histerike rreth

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se bota nuk duhet të bëhet histerike rreth rizgjedhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi nuk duhet se gjatë mandatit të parë të tij, NATO në vend se të dobësohej, u bë edhe më e fortë.

Këto komente Rama i ka dhënë nga Budapesti, ku është pritur prej kryeministrit Viktor Orban, gjatë zhvillimit të një Samiti të Komunitetit Politik Evropian.

Rama, përkundër shqetësimeve të mëdha të ngritura rreth rizgjedhjes së Trump, thotë madje se rikthimi i tij mund të jetë i mirë për Evropën.

“Kur u zgjodh herën e parë, të gjithë po dridheshin, sepse ndoshta NATO do të përfundonte, por NATO u bë më e fortë. Mos bëhemi histerikë para se shohim realitetin se çfarë do të ndodhë”, tha Rama.

Pas zgjedhjes së Trump, Rama e ka uruar përmes një publikimi në X, ku shkroi se mezi pret të punojë me presidentin e zgjedhur amerikan, për rritjen e partneritetit mes vendeve.

“Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të rritur më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruajti Rama.

Disa ditë më parë ndërkaq, kryeqeveritari tregonte në një intervistë për “Il Giornale” se nuk mbështeste askënd në garën presidenciale të SHBA-ve.

“Unë nuk jam duke mbështetur askënd, por duke ditur se ajo fushatë elektorale e pafund dhe shumë përçarëse do të përfundojë më në fund, më ndihmon të marr frymë më lehtë”, u shpreh Rama për gazetën italiane.

Kjo, pavarësisht faktit se në zgjedhjet e para kur Trump garoi, viti 2016 përballë Hillary Clinton, ai ishte rreshtuar me këtë të fundit, duke e mbështetur publikisht.

8 Komente

  1. X
    X

    Mire qe e qetesove ti Europen o corapekuq se ishte me dore ne zemer nga ardhja e plakut Trump. Shalgjati nuk la mafioz pa i lepire bythen. E dredh nga gjithe anet vetem qe te mbaje karrigen. Kujton se do e kurseje drejtesia ndryshe nga miqte e tij, njeri ne burg, tjetri maje ballkonit.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

      Hahahahaha

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Citjonezi je katandisur si nje korrak sunit i paftyre.....

        Përgjigjjuni
        1. a
          arrifi

          ....ec perpara GJIGAND. Qente le te lehin.

          Përgjigjjuni
          1. a
            allah akbar

            Asnjehere nuk lodhet dhe ndjene kenaqesi kur lepin cdo lloj bythe, nga ato me mut islamisti te erdoganit, deri te europianet dhe amerikanet.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ana

              Po pra, me mire do ishte te merte shembullin e Enverit qe vetem shqiperia ishte fanar ndicues i botes i rrethuar nga imperialistet dhe revizionistet. Pika qe ste bie gomar plak.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Banda

              U mbyt gjemia Me federale. “ - Vraponi burra, Kush mund te dale! Pacet fashizmit E Vinceremos Se iku koha E Babaqemos. T’i kthejme krahet mikut qe patme, t’i marrem xhane, se ndryshe vame…!”

              Përgjigjjuni
              1. Analist

                Rame ec .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje