Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, veshjen e të burgosurit, me të cilin u paraqit në Kuvend ia vendosi në tavolinë, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për ta iniciuar, sic tha ai që të bëjnë një tender për veshjet e të burgosurve.
Sula deklaroi se në të gjithë botën të burgosurit vishen me uniformë, ndërsa në Shqipëri vishen me rrobat e shtëpisë.
“Në të gjithë botën të burgosurit kanë uniformën e tyre, ndërsa të burgosurit tanë janë me rrobat e shtëpisë.
Po i jap shansin qeverisë që siç bëri tenderin 350 euro një kapele, bëni një tender edhe që të burgosurit të vishen të shkretët me Hugo Boss.
Unë këtë veshje që përdora do t’ja jap ministrit të Drejtësisë, që të iniciojë dhe për ata ndonjë tender”, tha Sula.
Më tej, deputeti demokrat shtoi: “Ju po të kishit moral nuk e vendosnit sot datën për buxhetin faktik. Po ju them miqësisht, ne nuk kemi hall, hall keni ju.
Tmerri juaj është gropa e inceneratorëve, tmerri është Arben Ahmetaj, tmerri juaj është Encrochat dhe Sky ECC që flisni me kriminelet”.
Ehh,mor kaposh Peqini. A ,Ka Peqini ,vajza.,të bukura? Kokë rosë . Mak Mak mak
E ka ndier kaposhi i Peqinit që do afrohet andej ai a po shokët e tij dhe kërkon uniformën para kohe. Po nuk e di për Saliun la ndonjë model të mirë që ti shkoj edhe me hundën se për këtë ka plot se kaposh shqerak është mavria. A pika o mjeran në çfarë dore ka rënë opozita.
Haaaaa katundar qe nuk ke pare veç katundin tend Peqin . Nuk ka uniforme ne France Gjermani Italie Espagne ...ky mjerran po çmendet per te qene ne liste per députét .
O dasho me duket se po mer masa per nje vesh mbathje me te sigurte mos e keni hallin per veten tuaj se sa per te burgosurit e tanishem.