Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për molotovët që u përdorën në protestën e Rithemelimit dy ditë më parë.
Përmes një videoje të postuar në Facebook, Braçe shprehet se që prej vitit 1998, molotovi përdoret si armë ndaj policëve nga militantët dhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Fotot janë të djeshmet, të protestës së djeshme për 3 vrasës në mbrojtje të 3 vrasësve në bulevard. Qëllimi pse ua tregova këtë foto ka të bëjë me faktin që molotovi që kalon mbi kokën e policëve, shërbyesve të shtetit, është armë.
Nuk është as fishekzjarr, as shashkë, është armë që po përdoret në mënyrë konsistente që nga viti 1998 e deri tani më 20 shkurt të 2024-ës, nga një parti, nga një individ i quajtur Sali Berisha”, - thotë Braçe në video.
Deputeti socialist solli në vëmendje faktin që përdorimi i molotovëve është nxitur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që ta përdorin kundrejt policisë.
Ndër të tjera, Braçe tha se molotovi është ‘ADN’ e grupit të drejtuar nga Berisha dhe theksoi se që prej 1998-ës, një lëndë e tillë nuk është hetuar kurrë si armë.
“Nuk e di pse më shkoi dje në mendje, por molotovi sugjerohej nga bandat e Vuçiç dhe Radoiçiç javën që shkoi si armë për të kundërshtuar policinë e Kosovës në veri të saj.
Të jetë rastësi? Që molotovi shfaet tek talebanët, xhihadistët, bandat e serbëve në veri të Kosovës dhe këtu nga partia e Berishës? E dini pse ndodh që nga 1998 kjo gjë? Sepse kurrë nuk hetohet si armë molotovi, ADN e tyre”,- shtoi deputeti.
Dhe ju e keni perdor kte arme o Eri....mos harro 21 janarin...
a ta pshurrsha mu ne fytyre o kone, o qelbesire..
O Brace!!! I paske harruar hunjte e vampirit non grata qe ju masakronte?! U dhjefsha mu ne drejtesi qe nuk ju rrefeni vendin ketyre banditeve