Erkand Qerimaj i bashkohet PS: Tirana është bërë një qytet europian falë Edi Ramës dhe Erion Veliajt

21 Shkurt 2024, 20:06Politika TEMA

Erkand Qerimaj i bashkohet PS: Tirana është bërë një

Fushatës së anëtarësimeve të reja në Partisë Socialiste në Tiranë i është bashkuar dhe Kampioni i Europës në Peshëngritje, Erkand Qerimaj. Nga Njësia 1 në kryeqytet, ku mori edhe kartën e anëtarësisë, Qerimaj tha se Tirana është bërë një qytet Europian, që ofron shumë e shumë më tepër falë PS-së me në krye Edi Ramën dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

“Më bëhet qejfi që jam pjesë e një skuadre fituese, siç është skuadra jonë e madhe. Kur isha në kampionatin europian, në Sofje, më mori malli për Tiranën dhe pyesja veten pse. Sepse Tirana është bërë një qytet Europian, që ofron shumë e shumë më tepër, dhe kjo falë skuadrës tonë të madhe, PS-së me në krye zotin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, që kanë bërë të mundur që të bëhen këto ndryshime për Tiranën, ku kanë ardhur mbi 10 mln turistë”, tha Qerimaj.

Duke e cilësuar PS një skuadër fituese, kampioni në peshëngritje nënvizoi se e ardhmja e vendit është në duar të sigurta. “Të jeni të sigurt se jeni te skuadra fituese dhe nuk është një skuadër fituese sepse ka kundërshtarë të dobët. Por është një skuadër fituese që pretendon të bëhet te më të mirët në Europë dhe në botë, jo me këta kundërshtarët që kemi këtu. Gjej rastin që të falenderoj kryetarin e Bashkisë, jo për ndryshimet që janë bërë, që dihet që janë bërë, por e falenderoj si qytetar i Tiranës për ndryshimet që ka Tirana. Në momentin kur kam ardhur në Tiranë, si shkodran, mora biçikletën, por nuk kisha ku të lëvizja. Tani falë kryetarit të Bashkisë lëviz lirshëm me biçikletë, plus mbjellja e pemëve… janë gjëra me vlerë që ndikojnë shumë në jetën tonë, në jetën e fëmijëve tanë dhe në të ardhmen e vendit tonë. Dhe mendoj se e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta”, deklaroi Qerimaj.

4 Komente

  1. a
    astriti

    ERKAND DJALI ,sdo ye vonoje kur te shohesh dhe shkodren nje super qytet te rilindur .do te duhet ta falenderosh ramen perseri ,dhe bashke me ty dhe gjithe qytetaret shkodrane qe do shohin shkodren ne vendin qe i takon .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lali

      Rrofte lali dhjeri.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E djathta do te na mbështesë.Mos ikni, Protestoni.

        Lali bravo per punet . Me vjen keq qe humbet profesionistet e lirë. Na nxorret me zor ne protestë. Jemi shumë, por nuk ditet te na mbani .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          O Erkand djali, po si e duroni atje në Federat Gjozën o shoku??? Gjoza është një sharlatan, një rrugac pa din e iman. Ishte me LSI dhe vodhi sa kishte mundësi, mashtroj kë deshi dhe në darkë ndante pjesën. Sapo LSI i shkanë këmbëe Elezi bëri divorcin që të mbante kreun e Federatën. Është normale për Gjozën dhe atij nuk i skuqet faqja për të gjitha këto që ka bër e bën.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje