Nga Ylli Pata
Gazetari me origjinë polake, Matthew Kaminski, kryeredaktori i prestigjozes Politico, shkroi një rrëfim mbi historinë e vrasjes së dy opozitarëve më të fortë të Vladimir Putinit.
Boris Nemecovit dhe Aleksej Navalnit. Sipas Kaminskit, i cili i ka ndjekur gjatë në rrugëtimin opozitar që nga viti 2011, si Nemecov, si Navalni, edhe pse ishin personazhe të ndryshme, ata kishin një të përbashkët. Ishin e kundërta e Carit të Kremlinit.
Dukshëm me një dashuri për miqtë që nuk jetojnë më, Matthew mund të ketë edhe doza shpirtërore, por është brenda së vërtetës kur vizaton realisht thelbin politik të rrezikshmërisë që Borja dhe Aljosha ishin për Vladimir Putin. i cili tek këta djem të pashëm, modernë dhe që duhen nga pjesa gri e Rusisë shikonte rrezikun real të karrierës së tij. i vrau, për t’i thënë elektoratit gri “fu** you”. S’ka më as Aljosha, as Borja, po as çdo idiotësi që mund të keni në mendje. Jam Unë!
E në fakt, as Nemecov, i cili vinte si një drejtues i sukseshsëm lokal, me akuza për korrupsion, apo Navalni që ishte krejt i paakuzuar sepse s’kishte pasur ndonjëherë pishtet, asnjëherë nuk arritën të marrin aq vota sat ë rrezikojnë Putinin. Por ata, me vijimin e tyre në politikë, rrezikonin t’i merrnin, pasi sapo militantët të lëvizin pozitat, mund të votonin Nemecovin e Navalnin. Të cilët i kishin të siguruar votat e pjesës gri në dy metropolet jo vetëm ruse por edhe europiane siç janë Moska dhe Shën Pjetërsburgu.
Siç thotë Kaminski, ata djem kishte lezet ti shikoje, t’i dëgjoje, të pije kafe me ta se ishin jo vetëm të pashëm por edhe të edukuar, të kulturuar, europianë në kuprimin e plotë të fjalës.
Nemecov e dinte se do të vritej nga Putin, e ka thënë non stop në intervista, siç e ka thënë edhe Navalni, i cili u helmua e u sulmua, u burgos pa fund. Derisa e vrau, por buzëqeshjet nuk ja hoqi kurrë. Por asnjë ditë dy opozitarët e Putin nuk kanë menduar se do ta rrëzojnë Vladimir Putinin me rrëmuja, jo se nuk e bëjnë dot, pasi Rusia në histori ka qenë tokë e grushteve të shtetit e revolucioneve. Por në idenë e tyre për të fituar zemrat e njerëzve ata u përqëndruan te zgjedhjet. Pasi në fund të fundit, ky është sistemi që besonin.
Sot në Shqipëri, mbështetësit antiamerikanë të Sali Berishës nuk lodhen së përsërituri se SHBA po mbështet Edi Ramën si version stabilitet versus demokraci. Sipas tyre. SHBA nuk po mbështet demokracinë në vend, por një model stabiliteti. Por nga ana tjetër mbrojnë idenë se Edi Rama nuk rrëzohet me votë. Këtu jemi në një rast hibrid që nuk ka Slavoj Zhizhek që e mbështet, edhe pse është një antiamerikan i deklaruar.
Madje “zhizhekët” shqiptarë shkojnë më tej kur thonë se nuk na duhen amerikanët, sepse ata janë model stabilokrat. Teori që në fakt ka qarkulluar edhe në Shqipëri sidomos pas 21 janarit kur ambasadori Arvizu e quajti Sali Berishën “burrë shteti”, apo edhe kur Sekretarja Clinton than ë Parlamentin shqiptar që rajoni duhet të marrë shembull nga demokracia shqiptare.
Por pikërisht pas këtyre zhvillimeve ishte Edi Rama që u tërhoq e shkroi “Kurbanin” e braktisi përplasjen për tu përqëndruar te vota. Pra si të gjejë çelësin që të rrëzojë Berishën me votë. Rama e gjeti me Ilir Metën, kur bëri 1 milion votat e famshme, të cilat edhe sot janë objekt debati nëse do të duhej ta kishte bërë apo jo atë aleancë. Që Mustafa Nano e quajti “Aleanca e qelbësirave”.
OK, por ishte aleancë elektorale, sot që nga viti 2017 të gjithë kundërshtarët që kanë qenë përballë Edi Ramës, janë përpjekur që të ndalojnë votat. Thuhet sot se Rama është i fortë e ka në dorë inxhinierinë elektorale. Po në vitin 2017, pra 4 vjet pasi erdhi në pushtet, pse donin të ndalonin zgjedhjet?
Shumë e thjeshtë; duan një stabilokraci ta vendosin në tavolinën e tyre, ndryshe, do të gjenin një Nemecov apo Navalni shqiptar që të zgjojë jo vetëm shpresën e zgjedhësve por edhe ndërkombëtarëve…
Si do veje halli i hajdutllekut se nuk me plas se kush parti eshte . Te gjithe hale nistet cdo mbremje kakarisin me ate trurin e tyre te vogel plot vrima si djath kackavall. per te mbrojtur hajdutet. Kalojne ore te tera ne studio dhe nuk permendin nje fjali te vette ne nje kohe qe kusaret kane bere kerdine keto vitet e hajduterise demokratike. Sarajet jane te dukshme.Ku shkuan pasurite e ketij Vendi?????????
Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë Rrugore , që NDALON Vajzat e Bukura të Tiranës , PA SHKAK dhe PA ARSYE dhe i NGACMON SEKSUALISHT !
Pavarsisht kesaj, fashistet e Shqupit duhet ta ndajne mendjen per menyren se si duan te vijne ne pushtet. Ne se Ramen vertet nuk e mundin dot me vote, atehere duhet ta mundin patjeter vetem me vote. Menyrat e tjera kane ca emra te tjere qe vetem i largon nga vota, sepse populli e sheh c’bejne dhe vetem i neverit.
I perjeteshem Qofte sundimi I tij
Kristi pse të mos jete i përjetshëm??? A ma spjegon dot? Unë e di po dua që dhe ti duke bër një analizë të kujdesshme do të arrish tek mendimi im. A ka grabitur Edi Rama parat e shqiptarëve ? A ka vrarë në Gërdec 26 njerëz? A ka vrarë 4 njetëz me duar në xhepa në bulevard? A ka shkatërruar pronën e popullit dhe ato të individëve i ka bër lëmsh? Oo nuk mbarojnë ato që nuk ka bër Edi Rama, prandaj njerëzit që bëjnë analiza thonë Amin e i japin votën. Ka bërë gabime? Sa të duash po kur e krahadon me gabimet e KM të tjerë duket ëngjëll.
Të gjithë politikanët gënjejnë e diktatorët ca më shumë! Por kur një udhëheqës shteti,që nuk njihet për frikacak thotë që : Operacioni ynë në Ukrainë është " për jetën ose vdekjen e Rusisë", duhet të mos nxitohemi .... Nuk kam dëgjuar kurrë një president shteti më parë të thotë këtë shprehje,dhe sado mashtrues qoftë këtu ka diçka. Atij, sot amerikanët i vranë 30 ushtarë gjatë një parade në Ukrainë, ruajna zot të nisë ndonjë nga ato kokëkuqet ai muzhiku, dhe nuk do zhduket rrezatimi radioaktiv nga Europa për gjysmë shekulli,të paktën . Nuk po them të trembemi ,po them të ndalojmë e të matemi... Amerikanët nuk kanë pranuar kurrë luftë në "american soil" por kanë djegur botën anë e mbanë, mirëpo tani kjo" botë" quhet Europa! Sa për dy opozitarët e" vrarë nga regjimi i Putin",mendoj se çfarëdo atyre t'u ketë ndodhur fajtor është shteti rus dhe Putin. Opozitarët jo vetëm nuk duhen burgosur si të tillë,po ata janë pjesë e shtetit dhe duhet ruajtur e garantuar jeta e tyre. Po Putinin ama nuk e mban njeri për burrë të mirë.... Rusët janë popull europian,amerikanët jo!
Z. Pata, ju, në përgjithhësi, shkruani me mend por, në rastin konkret, ia ke futur kor fare. Opoziat e janë, nuk nxjerr dot as Navalni dhe as Nemecov. Ata e provuan me Azem Hajdarin dhe dështuan.
rezohet rama me vote per nje minute, nese do kete perball nje njeri parimor, kurajoz dhe atdhetar. per sa koh qe lezhenda eshte alternativa, harrojeni. shkoni i masni pulsin lezhendes se fuqi per gje tjeter skeni.
Fuqitë e mëdha nuk durojnë dot udhëheqës dinjitoz e patriot në vendet e vogla siq është Shqipëria,por edhe vendet fqinje që kryesisht janë me tradit shekullore anti shqiptare nuk duan një Shqipëri fort,por një shtet as mish as peshk.Edi Rama e ka kuptuar këtë realitet,është përshtat,po e këthen gëzonin sipas motit.Një gjë është e sigurt me politika të tilla rron e udhëheq sa të ia don qefi ,shtet nuk bënë,Shqipëria vazhdon të jet e varfër,e pa organizuar,pa popullsi,pa ushtri e nëpërkëmbur gjer atje sa së shpejti do fillojnë fqinjët të ia rrëmbejnë edhe territoret që u duhën.
Raif apo Latif ja ke futur kot mor djalë.Nga i nxjerr ato konkluzione se fqinjët do na i rrëmbejnë Shqipërisë territore të tjera ?Apo ashtu të thotë ajo mëndja jote e vogël me tru sa një peshk.Ik or ruaj dhitë atje në fshatin ku jeton.