Basha tha se s’jep votën për Amnistinë Penale, Rama: Kush është ky, kur e tha? Ka qenë akoma përgjumësh

21 Shkurt 2024, 19:13Politika TEMA
Basha tha se s’jep votën për Amnistinë Penale, Rama: Kush

Në seancën e nesërme të parlamentit është caktuar në agjendë kalimi i Amnistisë Penale. Sot Lulzim Basha tha se nuk do të jepte votën e tij, mirëpo kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë.

Kur u pyet se me kë do i bënte 84 votat në Kuvend, Rama e kaloi me batutë.

“Kush është ky, kur e tha? Ka qenë akoma përgjumësh”, ironizoi Rama.

Ky reagim erdhi pasi Basha deklaroi sot se ai dhe grupi i deputetëve që e ndjekin nuk do të marrin pjesë në seancën e ditës së nesërme të Kuvendit, ku pritet të miratohet dhe amnistia penale, e cila ka nevojë për 84 vota.

Sipas tij, drafti aktual i qeverisë për amnistinë parashikon lehtësira për zyrtarët e korruptuar dhe nuk përfshin qytetarët që sipas tij kanë qenë viktima të këtij korrupsioni.

1 Komente

  1. Q
    Qirjo pallkari

    Ramut mjelloshi do bej amisti me te korruptuarit e vet dhe te sales se u be nami hyn te gjith ne burg si te ps dhe pdes neser kalon amistia duke marur dhe votat e fletores domethen aburra te shpetoim kokat se na kapen kto do ta voting me 100 e cider se Jan lyer Deri ne fyt nga te treat anet mjer kush nuk ka paguar dritat se do shikoi ne burg sa rop q**a qe Jan

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje