Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: Më kanë ndaluar dhe hyrjen në seli, por do i nxjerr nga balta dhe këtë herë

15 Prill 2025, 09:15Politika TEMA
Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: Më kanë ndaluar dhe hyrjen

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Pakepsozuarit” në MCN TV, kritikoi ashpër lidershipin e Partisë së Lirisë, që pasoi LSI-në. Ajo tha se nuk futet kush në selinë e PL-së, përveç sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. 

Ajo kritikoi edhe mënyrë se si po e bën fushatën PL, duke thënë se ajo bëhet duke takuar njerëzit dhe jo duke fjetur në drekë e vazhduar jetën, ndërsa tha se po përdor për gjitha lidhjet e saj për të nxjerrë deputet Ilir Metën.

Rakipi: Është e vërtetë që juve u është ndaluar edhe hyrja në seli zonjë?

Kryemadhi: Po hyrja në seli na është ndaluar me kohë ne, që para Konventës. Bile jo vetëm mua, por të gjithë duhet të hyjnë me kartë identiteti.

Abilekaj: Të gjithë LSI-së.

Kryemadhi: LSI-së së vjetër. Nuk hyn më njeri në parti, hyn vetëm sekretari i Përgjithshëm që nuk është votuar asnjëherë.

Abilekaj: Kur erdhi Ilir Meta në Partinë e Lirisë mori me vete njerëzit e presidencës dhe krijoi një parti që e përjashtoi partinë e vjetër. Nëse shohim listat, janë 2 ose 3 nga LSI-ja e vjetër. LSI e vërtetë ka ikur bashkë me Monikën. Me rastin e zgjedhjeve Monika po i jep LSI-në Partisë së Lirisë që të dalë Meta deputet, sepse PL-ja vetë nuk e nxjerr dot Metën deputet.

Kryemadhi: Monika i është bashkangjitur ekipit të Borës, Besarit dhe Erës për të kaluar të gjitha lidhjet e saj politike, shoqërore, miqësore, për t’ia çuar votën Partisë së Lirisë dhe presidentit të saj, Ilir Meta dhe kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metajn. Gjithë jetën e saj, nga viti 1992 ka votuar për Ilir Metën. Meta një herë e kishte shansin që të votonte Monika Kryemadhin në vitin 2001 dhe nuk e bëri se isha në Kombinat.

Tela: Ju thoni që do të votoni Ilir Metën. Si do ta përcaktoni rezultatin?

Kryemadhi: Nuk na intereson fare. Ajo është morale. Divorci lë pasoja te shumë gra fizike dhe emocionale. Për mua divorci ka qenë i papranueshëm, por nuk është fundi i botës.

Nuk shoh dot fëmijët e mi të stresuar, që risku për të votuar babain e tyre është shumë i madh. Mungesa e organizimit. Përfitoj nga rasti të flas me anëtarët e LSI, komisionerët, numëruesit dhe grupet e strukturimit të votës, jemi organizuar në 949 qendra votimi të qarkut Tiranë. Kjo është detyrë kryesore. Nuk janë listat kaq të rëndësishme.

Nuk më intereson fare se kush e merr suksesin. Ti ke 4 deputet sot në listë. Me përjashtim të Xhixhos dhe Haxhinastos, dy të tjerët janë të paprovuar edhe në strukturat e partisë. Kandidatja e Fierit, edukatore kopshti e mirë, ka vlerat e saj apo edhe Sekretarin Tedi Blushi, zëdhënës i zotit Meta, në zyrat e PL, personi që nuk është votuar asnjëherë. Ku do ngelemi ne? 21 vjet kontribut i të gjithë të rinjve dhe të rejave. Pavarësisht se ku janë sot, i kanë përzënë nga partia.

Rakipi: Sot disa figura, Blushi, Xhixo. Për këta ç’mendon?

Kryemadhi: Fushata nuk bëhet me postime në facebook dhe duke u bërë reklamë vetes. Bëhet duke trokitur derë më derë dhe as duke i thirrur te partia. Fushata është ndryshe, duhen takuar njerëzit, duhen dëgjuar për problemet, u duhet kërkuar falje. Nuk ka pushim dreke. Nëse bëjnë fushatë duke fjetur gjumë në drekë, nuk bëhet kështu. Por në raste të tilla salvavida qëndron gjithmonë dhe është Monika. Hera e fundit, nuk ka më.   

8 Komente

  1. M
    Murgu

    E ka thënë Shkodrani: "Të hyftë vetja në qef",pra të thyesh kokën sa më parë.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KROI MBRETIT

      Tedi Blushi eshte mut bure.Monika do ti bjere turinjeve me brek.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        Aguridhe e pa ndreqshme. Hajdute profesioniste. LSI e krijuat per te vjedhur, kinse futnit njerez ne pune. I vute dhe goxha emer LSI, me demek per integrim ne Europ. Asgje nuk bete veç vodhet. Te jap dhe dhjetra raste. Atje ku ishin anetaret e LSI neper ministri u merrnit leket se i kishit vendosur ju. Kur flet akoma... Po deshe dhe ta konkretizoj. Po ik. Nuk dua ta lodh veten me ty.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje Nene

          Ej moj monike cte ka mare perendija mend e kokes : Te kane nxjere nga dera dhe ti kerkon te futesh nga PENXHERJA ??? Mire e ke gjetur ke vene perpara femijet per te justifikuar ate qe ti smundesh ta arish ??? Po nuk e di ti moj qe populli e di qe jane pjella jote me hajdutin ilir meta ,apo i ke vene ne shenjester per ti bere kurban ???? Ato qe keni bere ju ata do ti paguajne , nuk te shkon ndonjehere ne mend ??? Tere ate rini qe shkateruat , ashtu do tja u bejne dhe femijeve te tu ??? Po ti dhe iliri e keni mendjen tek ato qe keni vjedhur dhe me cdo cmim kerkoni ti mbroni , kjo eshte loja juaj . Ju smeritoni te jeni prinder ju jeni PALACOT dhe kriminelet e shekullit , edhe ti ne burg e ke vendin ? Sa perqindsha ke xhvatur nga ata qe i punesoje PLERE ????

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dogana

            Prandaj ndarja eshte fake ,ndaj po behet sopash per seri per “ish burrin”????????????

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Nje mut do merrni.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demotakercita

                LSI-ja u nda nga PS-ja si kundershtare per "bemat"e Nanos dhe midis tyre pati njerez qe besuan ne "ideai".Pas kater vjet nga krijimi asaj partie doli fytyra e vertet.U bashkua me njeriun qe i kish bere gjemen shqiperise.Shume anetar te saj u shkeputen.Me prishjen e koalicionit me PS-n u shkeputen shume te tjere por,disa qe u pelqente karigia mbeten ne PS-e duke bere deme per ate parti.L.Koka,A.Bllako e te tjere shushunja(sot disa pas hekurave) u besuan nga PS-ja por i sollen shume probleme.Kjo znj.i denancoi se nuk ju dha pjese.Nga keto 35-vite kuptojme se ne politike militojne vetem njerez interesaxhinj e pa dinjitet pa le me ideale.Ideali tyre eshte vetem LEKU.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  Per te sqaruar gjendjen e rende ku ndodhet leshelija pas abdikimit nga froni te Nafije dybekut pritet te mblidhet kongresi kombetar i leshelise ne haremin e Jales ku Nafija pritet te shfaqet me tiganin duke skuqur patate dhe duke u a servirur me pjate ne dore lristave te hardallosur te haremit. Ne kete takim pritet te zgjidhet dhe udheqja e re e leshelise me Kejdi dhembcakallen, Floida kerpacja dhe Elona gurikali turikali i leshitlikes , drandja e mirdites dru me pre.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje