Sondazhi i News24/ Nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja kush do të fitonte. Partitë e vogla arrijnë 19%

14 Prill 2025, 23:35Politika TEMA

News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të sondazhuesit të njohur Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor këtë të hënë në emisionin Open, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.

Një mijë të anketuarve ju është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

6.5% të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.

5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD e Tom Doshit 2.5%, Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Lulzim Basha 2%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.

Në total, partitë e vogla arrijnë 19% të votave.

Prirja E Votes Ne 11 Maj1
Prirja E Votes Ne 11 Maj1

6 Komente

  1. A
    Aron

    Totalisht humbje vote te hedhesh voten per kedo nga keta ne opozite, si te vjeter dhe te rinj. Nuk afrojne asgje me te mire. Mund te kete te meta Rama, por afron me te miren kundrejt atyre qe ka perballe.Interesi yne i perbashket ne kete moment historik eshte te shtyjme sa me pare Shqiperine drejt BE'se, dhe sa me teper mbeshtetje ti japim PS'se, aq me shpejt do ta kene te lehte te bejne keto reforma per te qene gati deri ne 2027. Duke u dhene voten e coptuar ketyre te opozites te ndare ne shume copa, vetem sa lihet ne zvarritje progresi qe kemi deri me tani. Duhet te votojme Ramen dhe PS me vote peblishitare ne 11 Maj.

    Përgjigjjuni
    1. f
      folen idiotet

      ik meso te shkruash ti ore gomar, se dukesh qe nuk ke as 9-vjecaren te perfunduar. ju merr mendjen pulave si puna tuaj ramazoni me perralla me mbret dhe ju si pula, zgjoheni qe ne pike te mengjesit t'i jepni voten. langaraqe, derdimene e trushkulur jeni si fare, dhe fatkeqesisht, jeni fare shume e perhapur ne vendin tone.

      Përgjigjjuni
      1. K
        K O R C A

        Po ti more gjirizi i haleve te Athines , cfar gopin e manad kerkon qe fut hundet e tua te qyrrosura ne punet e shqiptareve , duke nderruar nick sa here qe shkruan ?

        Përgjigjjuni
    2. T
      Trapajane hesapi

      Sa Ka rene shikueshmeria e TV 24 news, kundrejt 2021? pastaj beni llogarite e sondazheve.PS fitoni 80-84 vende ne parlamento.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Sondazh i blerë nga non grata.Do shihni se në sondazhet e tjera pak nga pak do nxjerin fitues non gratën. PS fiton 80-84 deputet.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vicidoli

          Keta sondazhe i ben dhe nje debil

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje