Hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, Begaj: Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim

14 Prill 2025, 20:42Politika TEMA

Hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, Begaj: Të

 

Shqipëria çeli sot grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian – “Tregu i Brendshëm” në Luksemburg ku u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave.

Begaj u shpreh se, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grup-kapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE”, theksoi Begaj.

“Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në rrjetet e tij sociale.

Grup-kapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit). 

1 Komente

  1. E
    Emigrantet qe duan RTSh

    President yne jo serioz, gjynah ne emigrantet. Presidenti ta beje nje pune konkrete sa eshte ne detyre. Kjo pune psh do ishte ti kerkonte Rames dhe Kuvendit qe me ligj te detyroje qelbesirat e RTSh-se qe te mundesojne transpetimin e sinjalit per emigrantet qe e duan atdheun dhe po investojne aq shume ne Shqiperine tone te dashur. Por, kjo nuk ka mundesi te ndodhe per sa kohe keta dy mashtrues jane ne krye te vendit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje