Konferenca në Luksenburg, ministri i Jashtëm i Polonisë: Tashmë u çel grupkapitulli i dytë për Shqipërinë, përgëzime për rrugëtimin drejt BE

14 Prill 2025, 19:41Politika TEMA
Konferenca në Luksenburg, ministri i Jashtëm i Polonisë:

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të hënë mbrëma në konferencën e përbashkët për shtyp me Radosław Sikorski, ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE. Sikorski tha çelja e grupkapitulli i dytë është tepër e rëndësishme dhe tashmë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE.

“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në 2025 prita Kos në Varshavë. Zgjerimi i BE ishte në fokus të diskutimeve tona. Grup-kapitujt e dytë u çelën sot, u përgëzoj kryeministër Rama për përpjekjen dhe rrugëtimin e qartë drejt BE. Shumica e popullit shqiptar mbështet rrugën në të cilën jeni dhe kjo është shtysë pozitive për ne për të përshpejtuar negociata”, tha ai.

1 Komente

  1. L
    Luani

    Faleminderit shumë z Kryeminister.., të jemi mirenjohes përjete.., !!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje