Dy kandidatët e Tom Doshit tërhiqen nga gara për 11 majin

14 Prill 2025, 17:43Politika TEMA

Dy kandidatët e Tom Doshit tërhiqen nga gara për 11 majin

Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialdemokrate në Lezhë, Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Dy kandidatët e listës së hapur të partisë së Doshit kanë dorëzuar në KQZ dorëheqjet e tyre.

“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”, shkruhet në tekstin e dokumentit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga secili prej tyre.

Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani ishin 2 nga 7 kandidatët e listës së hapur të PSD-së në Lezhë. Pavarësisht dorëheqjes, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.

2 Komente

  1. X
    Xhepisti gjate

    Super turp te merresh menTom katunarin. Njeri i pa bese, i pa moral, shume frikacak, totalisht injorant dhe mbi te gjitha kokrra karit ne paraqitje. Asnje vote per legenat dhe katunart e Shkodres

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Tom Doshi nuk ka p a r t i , partia e tij si bosht ideologjik ka vetem interesin e tij qe eshte paraja dhe abuzimi. Tom Doshi i blen mandatet dhe me to rregullon punet e tij, te rroje haduti dy metrosh Edi Rama.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje