
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se nuk do të ndryshohet Kushtetuta për të zgjatur afatin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Deklarata e Berishës erdhi pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, sot gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kërkoi që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese që anëtarët e SPAK të kenë mundësi të kandidojnë për një mandat të dytë, në përfundim të mandatit 9-vjeçar.
Berisha tha në një konferencë me gazetarët se Dumani nuk ka pse të ketë frikë nga puna e tij.
“A e dëgjuat sot, halli i mandatit. O zotëri, në qoftë se ke kryer detyrat në zbatim të ligjit, nuk mund të kesh frikë nga puna jote. Ja ku i ke kolegët e tu që kanë dhënë dënime me jetë, jo një, por disa, dhe i morët dhe i nxorët një nga një nga sistemi se dënuan kryebanditët e qeverisë dhe Partisë Socialiste. Çfarë është kjo, të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij? Jo, nuk ndërron Kushtetuta kurrë”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “Kushtetuta do ndërrojë, do hiqet e drejta në mënyrë të prerë që prokurori të kontrollojë gjykatësin e dosjes. Kjo nuk ndodh në botë dhe ai ndryshim është urgjent”.
“Po tjetër, për t’i zgjatur afatin, për t’i dhënë këtë apo atë, ta harrojë ai se ndryshon Kushtetuta për këtë”, u shpreh Berisha.
“Çfarë pësuan, na thuaj pak ku i ke dënimet e tij? Prokuroria e krimeve të rënda ka dhjetëra dënime përjetë, kriminelë nga më të rrezikshmit, ku i ke ti? Nuk ke asnjë gjer sot se bën pazare”, nënvizoi Berisha.
Duke iu referuar kreut të SPAK, Berisha tha më tej “ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon, na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time”.
“Jo mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën ne për karrigen tënde. Ti tregon se ke frikë nga puna që ke bërë. Pse ke frikë nga puna që ke bërë, ke qenë prokuror në Skap, do shkosh prokuror prapë diku tjetër, në qoftë se ke punuar, në qoftë se nuk ke punuar, do përgjigjesh”, tha Berisha.
Sala e ben per presion ndaj SPAK. Por nuk i ve faj kur diskuton rinovimin e mandatit te prokurorit. Nente vjet jane shume per te treguar se prokuroret e SPAK jane te ndershem. Presidenti i US qendron vetem 8 vjet ne detyre. Nese prokuroret e SPAK punojne mire gjate 9 vjeteve, nuk kane pse te jene te pasigurte per punesimin e tyre, gjithmone do kete kerkese per njeriun e ndershem.
Ketu e ke shume sakte. Kur te do bytha i kap gjerat ne ajer kur ste do ben sikur s kupton
Hahaha, bukur e ke thene. :)