Ministrat e Jashtëm të BE-së pro Shqipërisë, Kallas: Po bën hapa të rëndësishëm me reformat integruese

14 Prill 2025, 17:30Politika TEMA
Ministrat e Jashtëm të BE-së pro Shqipërisë, Kallas: Po

Ministrat e jashtëm të BE-së rikonfirmuan mbështetjen për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka mbajtur një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm në Luksemburg. 

Kallas tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e familjes sonë evropiane, ndaj procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm për këtë.

Gjatë konferencës, Kallas tha se vendi ynë ka bërë reforma domethënëse. Sipas saj, Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të rëndësishëm dhe shprehu bindjen se këto dy vende do të jenë histori suksesi në këtë proces. 

“Kam takuar kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor. Edhe në takimin e ministrave të Jashtëm ne e bëmë të qartë se stabiliteti në këtë rajon është thelbësor. Nëse shikoni hartën, këto vende janë gjeografikisht në Evropë.

Ato duhet të jenë pjesë e familjes sonë evropiane, ndaj procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm për këtë. Vëmë re se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të rëndësishëm domethenës me reformat integruese.

Jam e bindur se këto dy vende do të jenë histori suksesi në këtë proces. Ne duhet të ecim më shpejt drejt anëtarësimit të tyre në BE.

Ne gjithashtu duam të ecim përpara me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shumë prej ministrave deklaruan se çdo pjesëmarrje në paradën e 9 Majit në Moskë do të ishte kundërproduktive për palën serbe”, tha Kaja Kallas.

4 Komente

  1. R
    Rilindari trim dhe pederast

    Po pse kjo Kajame Kallashi flet gjithmone ne kohen e ardhme te pakryer - o shoku Ymer?? Pse nuk e hap thesin edhe kjo?. Sikur na rruhet neve per pasporten e Surrelopiane tani qe Don Peder Asta me ndihmen e Kimetes dhe Blinkenit na siguroi pasaporten amerikane. Ymer populli pozitar te pergjerohet te besh nje vjershe me 69 strofa per kete Kajame Kallashin. Perdor tullen per papirus, si njeriu qe per here te pare solli Peshtanin ne vemendje te oligarkise pederastiane sumekuqe

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa Emer

      Futja ne EU...nese arrihet shpejte do te ishte nje gje shume e mire sepse: 1-Nuk ikin me njerezit me thesin e Refugjatit..duke kerkuar Azil.. 2-E ndjen veten te Barabarte me te tjeret dhe te tjeret te "Respektojne" si Antare i Eu-s.. 3-ke Dinjitet Kombetare qe e kemi Humbur qe me 1991-shin.. 4-i thote NDAL..shpernguljes se njerezve ne Qytet....ata qe banojne jashte me shume do te kalojne kohen e lire dhe pushimet aty ku kane lindur... dhe me Kryesorja i thote NDAL Ekspansjonit Russe,ku kerkon te na fuse "Azhenda " bERISHJANE::

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        Rrini senuk dini gje ju. E di Edi. Ne 2030 kur mbaron i pesti do ju jape ate te ....Europes. Edhe pse Gjermania thote se ska me zgjerim pa reformim te thelle te BEse ne do ta marrim pasha- porten. Popull i mefshte.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Mos, do u bier damllaja Saliut dhe te gjithe mutrave te opozites te ndare ne shume copa.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje