
Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar një ngjashmëri fizike të pazakontë që ai ndan me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike.
Sinaj ka thënë se, ndonëse nuk ka asnjë problem me kundërshtarët e tij politikë, ka vënë re se ai dhe LaCivita duken shumë të ngjashëm fizikisht.
“Nuk kam problem me kundërshtarin, nuk kam gjë me atë, por kam parë që jemi si sozi të njëri-tjetrit,” tha Sinaj.
Ai shtoi se në fakt, për të, sfida më e madhe është brenda Partisë Socialiste dhe jo përballë PD-së.
“Unë vlerësoj se nuk kemi garë me kundërshtarin, më shumë kemi garë me njëri-tjetrin në PS,” përfundoi ai, duke theksuar se partitë politike duhet të përqendrohen tek zhvillimi i brendshëm për të ofruar mundësi më të mira për vendin.
Me shume gare kemi me njeri tjetrin -thote depudeti i PS Kjo eshte deklarata me e sinqerte qe ka bere dikush nga PS, jemi ne gare me njeri tjetrin se kush te vjedhe me shume, kush jeton me ne luks me parate taksave te shqiptareve, kush ka makinat me te shtrejta, resortet me luksoze, garderoben me te shtrejte. Puno popull fatkeq, hani ju te PS o barkdreq.
Edhe ti rrote kari si ai amerikoni je shoku vullnet, po ti je dhe hajdut
Foli ky studenti i Oxford-it..
Nuk e di po ky Vullneti i Jon me duket si burre shume me i kompletuar se sa ai vici Amerikan , qe ka ardhur per ta bojatisur Saliun , kur atij i ka shkuar nami matane Amerikes si vrases ne Gerdec e 21 Janar , po edhe i shpreses te Shqiptarve .
ky vullneti juaj qe bente dreka me nga 15 vete ne mes te pandemise ku njerezit sdilnin nga shtepite ,ky "qytetari" injorant qe sdi nga lidhet gomari .....
NUK KA CUDI QE RAMA E BERISHA TE BEJNE MARREVESHJE BASHKEQEVERISJE PAS ZGJEDHJEVE. NJERI NGA KENETA TJETRI NGA KAZANI I BLLOKUT MERREN VESH MIRE. MISERY LOVES COMPANY....
Barazim ! PS shënon shumë shpejt "golin e barazimit" PD e kërkoi shumë larg, dhe e ka paguar shtrenjtë ose ka ardhur për të " ndihmuar" ! LaCivita i PD , është pa dijeninë e Trampit, dhe sozia,LaCivita me përkrahjen e Ramës .
Ore KY V. Sina mos eshte nga Ondrici I Vlores ( fshat I Vogel qe shkurt thone jemi nga Koculi ) Kush ma thot , se jam kurioz ?
Haha tamam bio inteligjencë. Po çfarë uji ke përdorur për vaditje? Më duket ujë kënete dhe qënke zhgënjyer. Më vjen keq se mund të kishe rezultate të mira po të përdorje ujë burimi PS.
Hahahahaaaa..! Unë i njoh të dy këta,me Vullnetin shok feminie dhe me Chris para 15 vitesh,në aktivitete partiake në USA. Përveçse ngjajnë kështu fizikisht ,që do t'jua shpjegoj pse ,sepse do ju kujtoj një histori,por mbi të gjitha ata kane dhe nje ngjashmeri tjetër,se kanë dhe një emërues të përbashkët edhe mendeësisht,se të dy 'dinë të vjedhin' të lidhur me shtetin dhe ajo i ka terhequr te jene edhe ne politike. Por pavarsisht këtyre 'meritave',ata mbeten ' koqe kanari'..! Një ditë i jati Vullnetit më tregonte,se kur kishte qenë ne Greqi ne pervjetorin e 20 te luftes nazi-fashiste,( te ftuar ca veterane lufte qe kishin luftuar edhe ne Greqi gjatë luftë së 2-të),atje ne hotelin ku rrinte ishte njohur edhe me një zonjë nga USA ,e cila iu vetofrua per ti bere nje gjilpere,meqenese ky ishte 'pickuar nga një merimangë',duke i thene ,se ka qene infermiere dhe kjo i afroi shume dhe çoi në dy net pa gjume per te. I jati i Vullnetit ka qene partizan ,ndersa kjo paska qene infermiere në Greqi ( vullnetare,sanitare,dmth infermiere lufte që dinte me bo vetem gjilpona). Ndërsa më tregonte historine,e shihja se kishte dhe pishmane dhe meraku i tij ishte,se si nuk i msoi emrin asaj e para dhe e dyta,se mos e kishte lënë shtatzanë atë ,se e kishte punu aq fort per dy net me radhe,qe si zor 'të shpetonte'. Tash po i boj lidhje ,pse e tërhoqi Chris -in Shqipëria dhe politika shqiptare ,por mbi të gjitha dhe 'dashuria' për Shqipërinë. Thonë që është tërheqja e gjakut të të parëve në tokën e vet.!!!!! A është e vërtetë kjo ,po si histori..!!??? Edhe mundet,por kur u zgjova,pashe se isha në ëndërr dhe thashë,hej bela sa e vërtetë mu duk kjo ëndërr,por pastaj thashë ,pse mos ta boj realitet.!? Dhe duke menduar akoma,e di që ëndrrat i tregojnë si të verteta,se thashethemet dhe gënjeshtrat klikohen më shumë,se me injorancen e madhe,gjithcka behet reale dhe e vërtetë dhe thashë përsëri,njerzit gënjejnë çdo ditë dhe e kanë kthy në menyrë jetese gënjeshtrën,po unë pse mos të gënjej në këto anonimet dhe ta provoj një herë.!!!??? Dhe ja ku jemi,ku e di dhe jam i sigurt që genjeshtra ime do jetë një 'sukses i vërtetë'.!!!!