
Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri Rama se synimi është që brneda 2027 duhet që të mbyllen të gjitëh negociatat me grupkapitujt.
'Dua të bashkoje me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë ukrainas mbështes çdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë që ka ndodhur jo shumë larg nga këtu në tokën europiane si një krim i pamohueshme luftë. 6 muaj më para qëndroja këtu në këtë sallë kur çelëm bisedimet për grupkapituillin 1 dhe u kthyem sërish për atë të 6 dhe sot jemi këtu për të ecur para me grupkapitullin 2, dhe dua të shpreh fjalë mirënjohje për presidencën polake dhe angazhimin e palëkundur për ta çuar para këtë proces, jemi mirënjohës ndaj shteteve anëtare të BE për të realizuar këtë gjë.
Duke pasur parasysh se prej nga vijmë falënderimet tona shkojnë edhe për për komisionerin europian dhe Marta Kos që si e thash dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione vendit të saj dhe tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që mbanë ritmin që çdo lëvizje të ta çojmë para.
Me Martën kemi rënë dakord për një agjendë ambicioze dhe po presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027 me vendosmërinë tonë dhe pasion tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. Jam i sigurt që të dy miqtë e mi të dashur dhe shumë prej jush e kanë dëgjuar këtë por për Shqipërinë anëtarësimi në be është më tepër se një ambicie politike është një zgjidhje ekzistenciale jete', tha ai.
Në emër të dizhitalizimit, shteti shqiptar mbylli sportelet e shërbimeve publike dhe i kaloi ato online. Por kjo reformë, në vend që të thjeshtojë jetën e qytetarëve, ka përjashtuar nga sistemi mijëra vetë që nuk dinë të përdorin kompjuter apo nuk kanë qasje në internet. Në vend të sporteleve, sot kemi kancelari private në çdo lagje, që ofrojnë ndihmë për çdo formular apo dokument online – por me çmimet që i vendosin vetë. Ku ka një kancelari, ka rradhë të gjata qytetarësh që presin me orë të tëra, duke paguar nga 500 deri në 2000 lekë për një shërbim që duhet të ishte falas. Ky është treg i zi me leje – një formë e re shfrytëzimi e nevojës për ndihmë. Shteti është tërhequr, qytetari është i detyruar të paguajë. Në Itali, ka zgjidhje: quhen patronate – zyra publike ose gjysmë-private që ofrojnë ndihmë falas për qytetarët në marrëdhënie me shtetin. Pse të mos i kemi edhe ne? Shqipëria ka nevojë për një sistem të tillë që mbron qytetarin, jo ta braktisë atë në mëshirë të kancelarive rrjepëse. Mjaft me improvizime dhe pazar me hallin e njerëzve. Shteti duhet të rikthehet aty ku i takon: pranë qytetarit. Siç bën Europa!