Avokati Spartak Ngjela tha për ‘Studio Live’ se taktikës së zvarritjes së seancës paraprake të aferës në dosjen ‘Partizani’, ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, po u vjen fundi dhe do kalojë në proces.
Ai bën përgjegjës avokatët e të akuzuarve si shkaktarë të kësaj zvarritjeje mbi 6-mujore të çështjes që nuk duhet të kishte marrë më shumë se një muaj kohë sipas procedurës penale.
“E kanë zvarritur avokatët, ata e kanë pas deri tani në dorë, kjo është e fundit, ka ardhur në fund. Nëse ata e zvarrisin më, dështon Gjykata, i mbetet asaj. Por besoj është në fund, do zgjidhet. Kur është, nesër, mendoj se do shkojë drejt fundit”, u shpreh avokati mes të tjerash.
Ngjela u pyet nga moderatori Arbër Hitaj edhe për konsulentin e fushatës së PD-së, Chris LaCivita, nëse e ka forcën që t’ia heqë ‘non gratën’ Berishës dhe ta ndihmojë që të fitojë zgjedhjet.
“LaCivita nuk ka ardhur për lobim, por për PD-në, për zgjedhjet, e ka marrë, e ka paguar si frengu pulën, por jo se do ta shpëtojë, nuk ia heq dot non gratën. E ka vendosur Amerika. Kini parasysh këtë, a mund të vij një amerikan i nivelit normal të shpëtojë një ‘non grata’ në Amerikë? Ju merreni me këtë mjekrrën, Amerika e di çdo të thotë non grata, edhe Berisha e di që çfarë do të thotë të jesh non grata. Pra ai është non grata në të gjithë Perëndimin”, nënvizoi Ngjela për Report TV.
Kur ishim te vegjel ne shkolle na mesohej se komunistet nuk kane kala qe nuk marin. Te shikojme nqs kjo vertetohet ne rastin e Saliut si individ si nje komunist 100 karatesh do isha kurioz kurse ne rastin si klase politike eshte e vertetuar qe komunistet nuk kane kala qe nuk marin madje tashme jane te pathyeshem se kane mare cdo gje madje luajne edhe ping pong me kedo.
Nuk ju a mbush amerikani mendjen o merda gelboqja
O Plaku spartak, demagog ngele dhe ti or merhum, ndonëse partia jote të Dënoi përsëri u ktheve në origjinë të djeg shpirti për Rilindjen, kandido ore për partinë e Ramës se depytet i sigurtë do ishe dhe në Listë të Hapur madje, do ja mertje dhe Valterit