Muçi i Lëvizjes Bashkë ankohet për Komisionin e Reformës Zgjedhore: Na përjashtuat nga e drejta e votës, nuk jemi OJF

27 Tetor 2025, 12:03Politika TEMA
Muçi i Lëvizjes Bashkë ankohet për Komisionin e

Deputeti Redi Muçi tha në Kuvend se Lëvizja Bashkë është përjashtuar nga komisioni i reformës zgjedhore. Lëvizja Bashkë mund të marrë pjesë në komision dhe të japë propozime, por pa të drejtë vote. Muçi tha se nuk janë as OJF dhe as institucione, por parti politike dhe përfaqësojnë një pjesë të qytetarëve shqiptarë.

“Ku është tradita parlamentare, për të përjashtuar një parti që përfaqësohet në Kuvend. Dhe ai tha është me konsensus 99% dhe 1% që nuk është pjesë e konsensusit është lëvizja bashkë. Pyetja ime është, ku zboheni që përjashtoni nga e drejta e votës që parti parlamentare si me qenë ndonjë OJF apo institucion që është aty për të dhënë ca propozime apo për të dhënë mend”, tha Muçi.

Lini një Përgjigje