Avokati i Ilir Metës: Shteti ka harxhuar 3.5 mln euro për hetimin e tij, ndërsa akuzohet për korrupsion me 200 mijë euro. Ai ka qenë politikani me korrekt dhe i ndershëm

27 Tetor 2025, 10:15Politika TEMA
Avokati i Ilir Metës: Shteti ka harxhuar 3.5 mln euro për hetimin e

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, thotë se hetimet ndaj tij kanë kushtuar 3.5 mln euro.

“Në këtë vend, tashmë instituti i prezumimit të pafajësisë nuk ekziston më. Është diçka që gjyqtarët nuk e kanë në mendje. Zoti Meta, tashmë pas përfundimit të hetimeve dhe kur provat janë aty të administruara rreth 100 mijë faqe.

Hetimi për zotin Meta ka shkuar 3 milionë e gjysmë euro. Dhe Ilir Meta prezupozohet që mundet të ketë abuzuar, ose më saktë bashkëshortja e tij, vjehrra e tij që nuk ka asnjë lloj lidhje nga pikëpamja e zotit Meta me korrupsionin, rreth 200 mijë euro.

Pra shteti shqiptar ka hetuar 34 vite zotin Meta në të gjitha funksionet e tij si deputet, kryeministër, president, kryetar Kuvendi dhe nuk ka arritur dot të gjejë një provë të vetme ku zoti Meta të ketë dhënë një VKM, një urdhër, një koncesion, një PPP.

Sikur një firmë që të thotë aty: Ilir Meta në cilësinë e ministrit, apo në cilësinë e kryeministrit, në kryetarin e Kuvendit, pra në cilësinë e funksioneve që ai ka patur. Ose të gjendet një kontakt i zotit Meta me një biznesmen që të ketë ngrënë një drekë apo një darkë, që të jetë kapur dhe ai biznesmen që të ketë fituar një tender.

Vetëm një të gjendet dhe unë do të dal publikisht të them: Po të dënohet, ai e ka fajin. Kjo është e vërteta dhe publiku nuk e kupton dot.

Publikut i hidhet ai ushqimi, ajo propaganda e pisët, sepse çdo politikan është i korruptuar. Por jo, asnjë politikani po nuk ja faktove nuk është i korruptuar.

Zoti Meta për mua është qytetari më korrekt që ka patur ky vend këto 34 vjet. Flasim me letra, jo fjalë boshe. Nuk ka hedhur njëherë një firmë që të ketë abuzuar me fondet e shtetit shqiptar, të ketë abuzuar me pasuritë e paluajtshme të shtetit shqiptar dhe kjo është ajo që ne duhet ta shohim”, tha ai.

12 Komente

  1. H
    Haku

    Ik mer m.t qe mbron nje m.t... na paska qen ai qytar/katunar cepani, me korrekti. Po me jokorrekti, kush eshte ne standartin tend... vk

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Shif daten e skadences se ilaceve se nuk je mire

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Liro me kte avoleshin e Cakranit fshatarin qe vje era naft dhe 10 vjet mrena ka me t lon. Lol ????. Gjej nai tjeter se ky zbo Po t mer leket dhe hic pun ???? thyje n mes kur t vi me taku ke burgu

        Përgjigjjuni
    2. f
      fisnik

      Ky ka qënë me lopë prandaj mban erë bajga....

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta tjeter

        Ka të ngjarë të jetë keshtu, sepse Meta i bente allishverishet me vartësit e tij si p.sh. tek videoja e Priftit, ku i thoshte ; jepja , firmose , pse s'ja jep , ai jep 700 mijë .Dhe , ti o avokat na thua qe është i paster. E dijnë edhe macet qe ka, apo kishte, ne shtepi se si vinin leket me thase , aq sa nuk i nxinte më shtepia dhe i fshihet neper miq e te aferm .

        Përgjigjjuni
        1. 5
          590

          E shini kete mjeran? Avokat i thone. E po nuk e mendoja kurr se do te vij dita qe te them bravo Enver Hoxha. Bravo qe ndaloj avokatet. Vertete, çi duhen drejtesise avokatet si ky?!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Po ku ka me pis burre se Ilir Meta ne kete bote. Edhe Berisha eshte kriminel me i ndershem se Meta. Ky llum nje hajdut i paskrupullt qe pasurine e ka shperndare neper miq e shoke dhe tani sipas ketij AVO-KOTI akuzohet per 200.000 Euro. Hajde loqe hajde. Po vetem maja e nje qimeje te sumes se Metes kushton me shume se 200.000 u tunxh.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me tre emra dhe kater mbiemra

              O koqe kandari je avokat dhe te paguan per ta mbrojtur po ti je kaq bazik sa jo qe se mbrone por e demtone o katundar

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cufe

                O bole ti nuk je Avokat...... Ti je AVO - - KOT

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rope

                  Kjo tregon aftësinë e drejtësisë në demokraci Ujkun e shohin të gjithë po gjurmët ku jan se shumë më e rendësishme është gjurma për të cilën jan të pa aftë specialiastët e dempkracisë

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Perikli

                    Si spjegohet që nuk më pranohet asnjë koment ?

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mister ix

                      Avokat nuke je mire me shendet a i ke pire ilacet sote sepse qenke bere si dordolece me te vu ne kopesht me trembe sorrat dhe turpe te te vije kur thua qe eshte i ndershem por mos harro per floririn e vjedhur e per shume te tjera.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje