Berisha-Dumani, sfida në parlament, nesër do të raportojnë edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

26 Tetor 2025, 21:38Politika TEMA
Berisha-Dumani, sfida në parlament, nesër do të raportojnë

Parlamenti të hënën do të dëgjojë raportimin e institucioneve të pavarura, seancë që shënon përballjen e parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, prej momentit që SPAK-u ngriti akuzën për korrupsion ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, do t’u përgjigjet të hënën në parlament pyetjeve të deputetëve për veprimtarinë e këtij institucioni, dhe mbetet për t’u parë se çfarë pyetjesh do t’i drejtojë atij kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili në dy vitet e fundit ka artikuluar akuza të forta ndaj Dumanit. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet seanca, pasi herën e kaluar kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që deputetët të mos lexojnë pyetjet për drejtuesit e institucioneve, pasi i kanë nisur më herët me shkrim, vendim ky që tensionoi situatën dhe si rezultat PS vendosi të votojë e të mbyllë seancën.

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve.

Përveç SPAK-ut, të hënën në parlament do të raportojnë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe për secilin raportim deputetët kanë 150 minuta kohë në dispozicion për diskutime.

Por nesër në parlament do të votohet ngritja e komisionit të reformës territoriale dhe reformës zgjedhore. Ky pritet të jetë i vetmi moment konsensual i parlamentit, pasi PS ka pranuar kërkesën e opozitës për barazi anëtarësh në të dy komisionet, dhe deputetët demokratë do të votojnë pro.

5 Komente

  1. Nje I moshuar .

    Po c' parti Demokratike thua , mor wen bir qeni , apo ke frike nga gerrdalla komuniste ta quash partia berishiste . Une qe Po shkruaj me kaq nervozizem dhe me kete fjalor banal ( Ndjese ...! ) qe prej 31 Marsit te vitit 1991 , nuk e Kam votuar kurre bijezen e PP-se me emrin PS dhe nuk do ta votoj sa te jem gjalle. Pra , jam I djathte ne formimin Tim dhe Tek ordhia e S. Berishes shikoj armikun me te eger te lirise , demokracise , DREJTESISE dhe vete Shqiperise . Te S. Berisha une shkikoj egersiren e fundit komuniste qe eshte gati ta beje shkrumb e hi kete vend . Ata qe shikojne Tek Berisha opozitarin dhe tek Banda e funderrinave te tij alterrnativen qeverisese , eshte thjesht nje zagar berishist .

    Përgjigjjuni
    1. k
      krimineli

      berisha sigurisht do ta pyes per 21 janarie vendimin e gj strasburgut, per gerdeci 27 te vrare , per remzi hoxhen, per pasuite e lubi argites e te sgtrige liris, e lidhjet e kesaj te fundit rezar tachin per korupsionin e maddh dumani ti cfare kutojne amerikanet kur thone se sali berisha eshte minues i demokracise. dumani do ti spjegoje sa te vrare e shkatoi shqiperie me 1997 1550 te vrare i ka shkaktuar shqiperise berisha me 1997, te spjgoje per ndihmen qe berisha e dritan shehu i dhane serbise duke thyer embargon e naftes per mikun e ti milloshevch, lxoni new yiok times e shkrimet e mikut te berishes bullatovic, te spjegoje dumani a eshte marre bardhi ne hetim per vrasjen e pjerin xhuvani nga paramilitar te armatosur qe i perdori ne zgjedhje. nese socialistet duhet ti kerkojne dum dumani si po ecen hetimi per vrasjet 21 janari, per gerdecin qei perdori bardhi ne elbasa, ia ka thene bardhit edhe berisha

      Përgjigjjuni
      1. s
        surrati

        altin dumani eshte zotuar te rrezoje jugun e ti jape pushtetin veriut konkretisht serbit sali berisha. kjo eshte loja qe po luajneklodiana lalla, sali berisha e albin kurti. dumani po i benje dem te pallogartishem kombit duke nxitur ndarjet e urrejtjen jug-verialtin dumani e klodiana lala te kapur grupi serb i berishe duan ta zhbejne kombin. nuk di nga berishistja lala por ajo po ben politiken me dumanin,, duan te futin ne burg gjithe jugoret e pushtetin ta sali serbi

        Përgjigjjuni
        1. s
          surrati

          e shifni si si sillet dumani me jugioret e si sillet me vrasesin sali serbi. si ssilet me ilir mete, erin veliajn belinda ballukun me lefter koke e me gjithe jugoret e tjere. berisha bardhin e ka akuzuar per vrasjen ne elbasan marreveshja dumani-berisha ishte qe bardhi nqs bashkohet me berishen nuk arrestohe, bajraktari gjek marka gjon gjin lleshi pse u bashkue n me berishen. luciano bocin e coi ne shkoder me djege jozefinen e djegur ne shkoder e mori ne tirane . dumani e perkrah berishen se zogu ishte nga veriudumani nuk e tadheton zogon, saliun e veriun. dumani po persekuton me klodiane lalen gjithe jugoret , e ka misin. shqiperia eshte ne rrezik

          Përgjigjjuni
          1. m
            mbreti zog

            nuk eshte cudi qe edhe prokurori qe ka pre fletethirrjen per balluken te jete nga veriu

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje