
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për tu regjistruar si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.Në mbledhjen e mbajtur pasditen e sotme, anëtarët e KAS argumentuan, se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat e ligjit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Sipas tyre ligji shqiptar nuk e njeh vetëshpalljen kandidat, ndaj duhet Komiteti Nismëtar, edhe pse Nikës, për shkak të mandatit si këshilltar, nuk do t’i duhej të mblidhte firmat e 1% të zgjedhësve të Vlorës.
Nika nuk u regjistrua në shkallën e parë administrative nga Komisioneri Celibashi, vendim që u konfirmua edhe nga KAS.
Tashmë mundësia e tij e fundit mbetet Kolegji Zgjedhor, sikurse edhe relatori Ilir Rusmali i tha.
“Provojeni fatin në Kolegj”, tha Rusmali.
Pra, marrëveshja Rama-Berisha vazhdon. Të tretë nuk lejohen. "Degjo, Edvin Piktor Rama, rrofsh. Ma ke ba borxh. Ka me t'ftu n'Viçidol tek kulla ime per darkë. Unë nuk kam shku as vetë, por ani, m'takon me t'ftue. Si? Nuk vjen dot? Mos u baj mark, Piktor. Kam kullat n'Tirane. Zgjidhe kullën ku ta dojë zemra. Tana kullat janë t'Sali Berishs. Vetë m'i ke dhanë, me firmën tande. Madje kam me t'lanë me i lye me bojë si t'dush vetë.""
Ore jeni mësuar me Saliun ju që ndërhynte kudo dhe nuk respektonte institucionet e një shteti kushtetues. Çfarë pune ka Rama me institucionet zgjedhore?? Me qëndrimet që mbajnë Celibashrët nëpër institucione tregojnë se janë të politizuar ose jo. Duhet të mësohemi që institucione duhet të jenë të pavarur dhe të zbatojnë ligjin.
Artifica per te mos e lejuar Niken te kandidoje. Personalisht nuk kisha asnje medyshje qe KAS do merrte kete vendim perderisa PS dhe PD nuk e donin ate si kandidat. KQZ, KAS dhe te gjitha "institucionet e pavarura" ja te varura nga PS ne bashkepunim me PD.