Zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidati i Berishës në Vlorë pa arsim të lartë: Pse Dionis Sota figuron me dy emra?

26 Tetor 2025, 13:35Politika TEMA

Gazeta 'TemA' ka siguruar formularin e vetëdeklarimit dhe jetëshkrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Dionis (Erjon) Sota, në të cilin bien në sy disa pasaktësi dhe elementë të pazakontë.

Në formularin zyrtar të dorëzuar pranë KQZ-së, kandidati ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”, ndërkohë që në rubrikën për arsim të lartë ka shënuar “studim aktiv on-line/libra”, pa specifikuar asnjë institucion universitar apo program konkret studimi.

Zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidati i Berishës në Vlorë pa

Kjo do të thotë se kandidati i mbështetur nga Berisha për drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit nuk ka një arsim të lartë të përfunduar, dhe aktualisht ndodhet “në studim aktiv”, sipas vetëdeklarimit të tij. Një fakt që bie në kontrast me përvojën dhe profilin që kërkon ligji për drejtuesit e institucioneve vendore.

Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është ndryshimi i emrit të kandidatit.

Zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidati i Berishës në Vlorë pa

Në formularin e vetëdeklarimit për integritetin, të datës 18 tetor 2025, Dionis Anesti Sota ka shënuar se më herët ka mbajtur një tjetër emër: Erjon Sota. Sipas të dhënave të plotësuara, të dyja emrat lidhen me të njëjtin person — i lindur më 19 shkurt 1980 në Vlorë, me prindërit Anesti dhe Vasilika Sota.

Kjo nënkupton se kandidati ka ndryshuar zyrtarisht emrin nga Erjon në Dionis, por pa bërë publik arsyet e këtij ndryshimi. Ligjërisht, ky fakt nuk përbën pengesë për kandidim, por përbën një element që kërkon transparencë ndaj publikut, sidomos kur bëhet fjalë për kandidatë që synojnë poste të zgjedhura./TemA

30 Komente

  1. Q
    Qenve te Saliut nuk u duhet shkolla

    Po cfare i duhet shkolla veremlijve te Saliut? As vete Saliut nuk i asht desht shkolla per te vrare, vjedhur, shkaterruar.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Kerrperrata ku je o eposhter ????

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        E njeh qe flet? Ka qene vetem me te verteten. Dhe i ka patur mundesite te merrte universitet,master e doktorature por si ka pranuar dhe i eshte futur punes qysh ne femijeri. Do te ishte me mire te deklaronte diplomat qe realisht i ka po si perdor?

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkolla nuk asht per sektin Berisha

        Tan kandidatet e Sali vrasesit kane lindur te mencem e me diplome per pune te keqija.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gomari portokallise

          Edhe polici portokallise ka deklaruar qe ne vitin e pare te universitétit per arkitekture eshte larguar duke ju perkushtuar humorit .

          Përgjigjjuni
          1. ¿?

            Mos mer ti na fiku deren. Po ne kemi Kryeministrin thjesht "bojaxhi" apo "bojatises" dhe shiko sa mire po shkojne punet, color gjithandej, penela, zhgarravina. Qe te mos hutohen patronazhistet, edhe kur kishim "Daktorrin" po nje mut ishte

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              I nderuar. Ne parimet, jam dakord me komentin tend, dhe më pelqen qe je i paanshëm. Nuk Berisha, kakë Rama. Vetëm fjalën "patronazhist" duhet ta kishe futur ne thonjeza. Sepse ti nuk e ke per patronazhistët e vertetë, per ata qe ne Perendimore quhen "canvassers" {krehësat), që krehin lagjen per information politik. Ndersa patronazhistët e komenteve dhe Facebook-ut janë fanatikët pa tru, pa pagesë, te te dyja partive, qe u turren pa meshire kujtdo qe shan Ramën apo Saliun. "Lideri I madh i Partisë nuk shahet. Ndryshe ne të vrasim. Ne Facebook dhe komente domethënë". Keta janë patronazhistë pa lekë, ne shërbim vullnetar per partinë, qe mbajnë statusquon Rama-Berisha, dhe sulmojne çdo njeri relativist te ri ne arenën politike. Rama ndersen qente e vet, Saliu ndersen langojte e tij, dhe te rinjte qe nuk kane as zagarë dhe as langoj, nuk çajne dot. Dhe se ishte "Daktorri" profesor-doktor ne vjedhje dhe vrasje me permasa kombetare, ndersa "Piktori" është profesor- doktor ne korrupsion me permasa biblike me oligarkët, kjo nuk ka shumë rendesi, se nuk te bën shkolla e lartë njeri te ndershëm. Por, hajde mo. Keshtu është gdhire Shqipëria, dhe keshtu do ngryset.

              Përgjigjjuni
              1. ¿?

                S'kam ndonje kundeshtim, po e deshe ne thonjeza, po e vendosim ne thonjeza, nqs ti mendon se ndryshon ndonje gje. Po eshte pikerisht per t'u tallur fakti qe na beka pershtypje fakti qe mos na del ndonje kryetar bashkie "pa shkolle te larte" (ja e pe i vura thonjezat edhe ketu), kur sic thua edhe ti ne Shqiperi shkerdhyerja e popullit punonjes (apo e do "punonjes") ndodh pavarsisht nga arsimi i shkerdhyesit.

                Përgjigjjuni
            2. B
              Burgajeti

              Eshte e kuptueshme,nderimi i emrit te bukur Shqiptar Erion,(Era Jone),nuk i ka pelqyer dhe eshte page zjarri ne Greqi me emrin Dionisos.Per ta mbuluar e ka Shqiptarizuar ne Dionis...

              Përgjigjjuni
              1. X
                X

                Emrin e ka patur Ervin jo Erion. Gjendja civile ja ka ngaterruar ne Erjon. Dhe nuk eshte pagezuar ne Greqi por ne Shqiperi,Vlore. Emrin e nderroi ne sokumenta sepse duhet ti njehsonte te gjitha.

                Përgjigjjuni
              2. s
                saliu

                Aktiviteti i ketij kryesor eshte Protesta,Ndersa per edukim Talebaneve Berishiste nuk ju duhet shkolla ,sepse sduhet te kene tru per te menduar pasi mendon Saliu per ta

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jeniceri

                  Me germa kapitale shkruajne vetem analfabetet funksionale dhe qorrat nga syte dhe nga trute. Po s'ka gje se e votojne vlonjatet, sic votoi Laberia grekun Beleri.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    X

                    Eshte detyrim i dokumentit te shkruash me germa kapitale.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Se jane pragmatike...

                    E thjeshte fare. Prinderit I ka orthodokse dhe kane pagezuar dhe greqizuar femijen e tyre. Su pelqen emeri shqipetar. Zgjedhje e preference individue...Edhe muslimanet i vene emrin Memut femijes se tyre dhe pse s tingellon mire shqip.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aspekt

                      o merobaze qe per vete ke mbaruar per gjeolog pikerisht kur u mbyllen minierat. ta dish per veten tate, arsimi i lart nuk ehste kriter per te kandiduar. ne zgjedhje vendos votuesi. ti je vete shembulli sesi me nje shkolle qe se ke ushtru kurre, ke bere leke prej dhuntive t ejshtzakonshme qe ke si kameleon. mos sulmoni djemt e rinj po lejini te kandidojne e te provojne veten. media ordinere

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        BEN

                        Si pas jush, ne Vlore nuk ka PD me arsim te larte por te vendosi nje analfabet funksional ne vitin 2025. I pa arsimuar perkthet me lehte i korrupruar. Pastaj si mund te drejtosh nje organike si Bashkia e Vlores, ku ne shume sektore ke per te diskutar zhvillim urban dhe asnje nga inxhinieret do e degjoj analfabetin Erjon/Donis. Ndaj jemi ne kete derexhe ku jemi sepse meritokracia eshte per toke. Ne perandorite Romake dhe Otomane te pa arsimuarit nuk zgjidheshin ne poste te larta, ishin thjesht punetor ose hamall. Ndaj Mero Baze te pakten eshte i arsimuar dhe mund te shkruaj me mire se Erjoni qe ju ka ngazelluar. PS: Voto me arsenal ai qe mund te ndryshoj jeten e qytetareve te Vlores jo analfabetet qe shkruajne me shkronja kapitale. Te pershendes!

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Guga

                          #poikokar ketu ska ngel me njeri me shkolle te mesne, ju doni me te larte ne Vlore

                          Përgjigjjuni
                        2. C
                          Ceceni maloqeri,,

                          Aspekt,,na mytet ju karat e PD,,te drejtosh bashkin e vlores nuk duhet arsim i larte,po pse o karabush ky Birbo cfar do bej atje ne bashki,,do lozi me letra apo domino,,,po ik o pallosh i saliut,,e kupton cfar injoranti eshte ky vetem nga curriculum i tij,,,e shikon si shkruan o gaxhgaun,,me shkronja te medha e te vogla bashke,,po duhet arsimi o loqe duhet,,,

                          Përgjigjjuni
                        3. Q
                          Qytetari

                          Ky kandidati do ishte mire te kishte nje background me te mire akademik, por krahasuar me te perzgjudhuren e krimineleve, eshte nje zgjedhje e arte. Uroj qe Vlora te kthehet ne qytetin qe e ka vleresuar gjthmone punen, ndershmerine dhe e ka perbuzur ate pakice krimi dhe trafiku. Vlora duhet te ngrihet ne nivelin e qytetareve te saj te mire. Edhe pse duke pak e veshtire per shkak te spastrimit intelektual qe i kane bere, kam besim qe qyteti e ka intuiten e drejtesise dhe dinjitetin. Edhe pse nuk eshte nje shembull shume evident, por qyteti ka reaguar nepermjet dy kryetareve te fundit, Leli dhe Dredha. Kryeministi i vendit, me nje liste te gjate te bashkepuntoreve ne burg, arrati, apo te hetuar nga SPAK, ka patur perplasje me te dy. Dhe jam i sigurte qe kjo eshte nje forme e reagimit te qytetit ndaj babezise korruptive dhe krimineleve te tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Toni

                            Ktu ne perendim arsimi larte nuk eshte kusht. Ketu shumica kane te mesme profesionale. Ju qe prodhini mijera juriste ne vit ke kile e pa vlere doni shkolle te larte. Po Erioni kishte shkolle te larte,

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Iso

                              Cfare i duhet shkolla e larte,sikur 100 fakultete ti kete,ndoc rrokun ka per te fituar ne Vlore.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qaniu

                                PO EMRIN ERJON JA VURI ENVERI NE KOHEN ATEISTE ,,ME EMRA TE SHPIKUR NGA PARTIA ,,,,SI ORTHODHOKS ME VON U PAGEZUA ME EMER ORTHODHOKS ,,,BRAVO ,,

                                Përgjigjjuni
                                1. 1
                                  15

                                  Çdo ne Dionisos ne Vloren e Flamurit? Apo kane vdek laberit?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dyshuesi

                                    Eshte lab ortodoks o shoku!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Arbeni

                                    Hë mo se do ketë ndonjë nga ato diplomat e universiteteve që hapi sali maloku ku diplomën e merrje pa shkelur në auditore,mjafton të paguaje një dorë të mirë parash tek universiteti Kristal,por edhe në të tjerë universitete që u bënë si supermarkete….????????????.Në luftën e vëndeve arabe me Izraelin në vitin 1980,arabët rrëzuan dhe vranë gjithë pilotët e klasit të parë e të dytë çifot hipën nëpër aeroplanët e luftës pilot të klasit të tretë,por këta i lidhnin me zinxhir që mos të braktisnin aeroplanin.Edhe maloku ngaqë nuk ka kandidatë të aftë të përballen me kandidatët e Ramës të cilët janë më dinjitoz ka kandiduar disa kandidatë të klasit dorë e dytë ose second hand thuhet në anglisht.Po sigurisht asnjërit prej depuleshëve të tij nuk ka guxim të kandidoj,sepse e di që populli do t’i kthejë mender by..ën e kështu do mbetet pa punë e pa rrogë….???????????????????? Ajo “shit parti” dhe lidërshipi i saj janë në krizë e në shkatërrim të plotë.Ashtu i pafsha maskarenjtë !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Malbardhe Kurbin

                                      Anesti Dionisi etj PIRDHUNI me kto emra jo shqiptar mes qindra emrash kto do tu zgjidhshin ??

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        analist

                                        L...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Eraldo

                                          O njerez shikoni ne cfare derexheje jane kandidaturat, llahtar ...Nuk ke kujt tia japesh ..per nga paaftesia,pale cfare ka mbetur ne Vlore..nuk shikoni asnje..te gjithe duan te ikin..kane mbetur injorantet..nuk mè shtrese intelektuale...gjithandej paaftesi,servilizèm i papare ndonjeher... neper zyra korrupsion, kurverira e asnjè punè.. po na bejne te themi paskemi qene mire kur ishte ai shoku E.....r

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Y.H

                                            Te larten nuk e paska, po shikojeni se valle e ka dhe te mesmen. Dhe Belindi se kishte te mesmen ne Shqiperi, po u kethye nga Amerika me aresim te larte prandaj cudi mos ju duket.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Deda

                                              Shumica e PD janë me diploma të universitetit kristal dhe vitrina me pronarë hajdutë të dënuar nga Enver Hoxha dhe të rehabilituar nga Sali berisha

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje