Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur në Bruksel pasditen e sotme, 26 tetor 2025.
Qëllimi i vizitës së saj në Bruksel, është takimi me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shkruan “Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian. Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, teksa ndan foto nga takimi i saj me ambasadorin Ferit Hoxha, Kreun e Misionit të Shqipërisë në BE
Ditën e nesërme, 27 tetor, Spiropali do të pritet nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Po ashtu, Spiropali do të pritet nga Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman.
Zyrtarët socialistë kanë pasur një agjendë “të ngjeshur” lidhur me takimet e tyre me evropianët, kur së fundmi, më 22 tetor, kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhej në Berlin, si folës përmbyllës i Forumit Ndërkombëtar të Berlinit (Berlin Global Dialogue).
Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Rama u ndal tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka pasur një vit të suksesshëm në këtë drejtim. Ai bëri të ditur se gjatë muajve të fundit janë çelur pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa pritet që së shpejti të hapet edhe i fundit, çka sipas tij do të përbëjë një rekord për Shqipërinë.
He dhe pak Elisa se do te vije rradha dhe ty, do hyni te gjithe ne burg para se te hyni ne Evrope
Nē BE, po vdesin urie, ne duam t'ju bashkohemi atyre.Me tē vērtet, qeveritarēt tanē jan ufo.