Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e njërit prej Bashkëdrejtuesve politikë të fushatës për Bashkinë e Tiranës në Njësinë 5 ka paralajmëruar sistemimin e hyrjeve të vendstrehimeve të dikurshme.
Përmes një postimi në rrjete sociale, duke shoqëruar një foto të tij para një ish-transheje, Balla shprehet se kjo problematikë do të marrë zgjidhje.
“Me Bashkinë Tiranë Ogerta Manastirliu me Ministrinë e Mbrojtjes do t’i japim një zgjidhje përfundimtare hyrjeve të vend-strehimeve, të cilat janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët, si vend depozitimi mbetjesh apo dhe më keq akoma.” – ka deklaruar Balla.
Nisma synon të pastrojë dhe sistemojë këto hapësira, duke i kthyer ato në ambiente të sigurta dhe të përdorshme për banorët, në përputhje me standardet e mbrojtjes civile dhe planifikimit urban.
Të përdoren se u erdhi koha!
Këto nuk janë transhe, por vendstrehime që të mbrojnë nga bombardimet. Transhetë, apo llogoret, janë kanale që përdoren nga ushtarët.
Sa mirë sikur të kishte vetëm këtë problem ky kryeqyteti ynë madhështor, që i mungon uji, bazë e jetës së çdo gjallesë!
Bravo banditi Balla! Tani Tirana do lulezoje se vetem keto kanalet I kishin mbetur pa u regulluar. Edhe ketu ka per te vjedhur fonde. Mos ju duhen per tu fshehur ju dhe parate tuaja se neve nuk na hyjne ne pune. Kemi plot vendstrehime neper katet e nendheshme te gradacelave tuaja sa te sigurojm ju dhe makinat. Shikoni ujin , spitalet , ushqimet , ilacet o debila se moret ne qafe nje popull te tere.Kurre mos u ngopshi mashtrues te paskrupullt te te gjithe ngjyrave.
Leri ore t hapme te kemi ku t dhjesim e t bojm shurren tpakren.