Sekreti i Sazanit që dikur ruante kufijtë, sot kyç për NATO-n

26 Tetor 2025, 18:10Politika TEMA
Sekreti i Sazanit që dikur ruante kufijtë, sot kyç për

Ishulli i Sazanit, një pikë strategjike me një histori të pasur, vazhdon të jetë një aset me rëndësi jetike për sigurinë e vendit, duke kaluar nga roli i mbrojtësit të kufijve kombëtarë në një pikë kyçe për strukturat e NATO-s.

Në një kthim pas në histori, Dionis Andoni, ish-ushtarak, Kapiten i Portit të Vlorës theksoi se shërbimi në Sazan nuk duhet ngatërruar me mbrojtjen e regjimit diktatorial, por me aktin sublim të patriotizmit për mbrojtjen e atdheut. Sipas zotit Andoni, ata që shërbyen aty ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën për të garantuar paprekshmërinë e kufijve të Shqipërisë.

"Kufijtë e Shqipërisë qëndronin të paprekshëm nga kushdo dhe cilido," u tha gjatë fjalës së tij, duke e diferencuar qartë mbrojtjen e sovranitetit nga mbrojtja e një sistemi politik. Zoti Andoni tha se në atë kohë, sistemi njihej si "demokraci popullore" dhe jo thjesht si diktaturë. Rëndësia e Sazanit nuk i përket vetëm të shkuarës.

Përkundrazi, vlera e tij strategjike është po aq e madhe edhe në ditët e sotme, veçanërisht në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

"Edhe sot qëndron mjaft i rëndësishëm për kushtet e NATO-s. Në çdo lloj strukture ushtarake, Sazani ka vlerat e saj," u theksua, duke nënvizuar se pozicioni i tij gjeografik i jep një rol të pazëvendësueshëm në arkitekturën e sigurisë rajonale. Në përfundim, zoti Andoni bëri thirrje për ruajtjen e traditës dhe vlerësimin e sakrificave të atyre që luftuan për lirinë e atdheut.

"Pushtetet janë të lëkundshme, atdheu është një," ishte mesazhi përmbyllës, duke lënë një apel të fortë për unitet dhe kujtesë kombëtare./L.F-dritare.net

5 Komente

  1. L
    Lym Karaburuni

    Jo mor jo, çfare NATO thu ti mre! Sazanin e ka morr çuni Trompit bakshish, hala s'e ke mur vesh tina?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Grenelliu

      Sipas porosise se fuges, merushja i drodhi vithet. Tani na qenka pike strategiike ushtarake. Deri para tre muajsh ishte e mire per te ndertuar villa xharedi. Shkurt dhe paster: Ramiu vertet paska ngrene te karin ne bythe. Shqipet thashethemexhinj do e marrin vesh pas nje muaji.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos fol kot

        O Lym, pi tina mër jahu, me Ramën ke flejt që i ker vesh kto gjona? Se ne kena lexu nji miliard. Apo ta ka thonë gruaja, se ka folë me dhondrin e Trompit? Edhe ti je bo kunoti i shokut Xhemal me duket. Po rri mër breksalep, mos boj thashetheme si fshesaxhi.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          OOO LYM !!! Sazani eshte ka qene dhe eshte TOKE SHQIPTARE !! Turistet shkojne e vine ne Shqiperi, Greqi, Mal te Zi...etj blejne shtepi ..marrin me qera toke ..... NUK e marrin me vehte ! NUk jane lejuar as nu do lejohen... Shqiptaret -- me varka ..do shporrnin 'pushtuesin-bleres'

          Përgjigjjuni
        2. M
          Me leje të kujt luan

          Kush i jep të drejtë Edi Ramës që t'i marr bazat ushtarake si në Sazan ashtu edhe në Gjadër ku ishte aeroporti ushtarak nëntokësor, pikërisht kur ka luftë në Europë dhe po ripërtërihen bazat ushtarake gjithandej Europës dhe botës mbarë?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje