Mungesat e deputetëve në Kuvend dhe gjobat ndaj tyre, Spahiu:Tregues që s’kemi politikanë, por rrogëtarë dhe ushtarë partie

13 Gusht 2024, 09:39Politika TEMA
Mungesat e deputetëve në Kuvend dhe gjobat ndaj tyre, Spahiu:Tregues

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi mungesat e deputetëve në Kuvend dhe gjobat ndaj tyre.

Sipas tij kjo është një tregues që nuk kemi politikanë në parlament, por vetëm rrogëtarë dhe ushtarë të dy apo tre liderëve të partisë.

''Gjobat për mungesat në Kuvend janë tregues i disa karakteristika te reja. Kjo zbulon hapur dhe qartë që në Shqipëri nuk ka politikanë profesionist, 2, 3 persona janë në Kuvend, 130 e ca të tjerë janë rrogëtar dhe ushtarë të partisë.

Në Shqipëri politika është kthyer në monopol të 2, 3 personave që kanë bllokuar oksigjenin. E mbushin parlamentin me këto produkte.

Karakteristika a vetme që si ata që mungojnë dhe ata që janë prezent janë njësoj të parëndësishëm. Nuk ka vlerë profili i tyre dhe as fjala. Dikur, fjala në parlamenti ishte një mesazh që inspironte popullin.

Njerëzit rrinin me sy nga ekrani dhe me veshë nga parlamenti dhe bënin diferencën se kush ishte me vlerë dhe kush jo. Dikur kanë qenë akademikë dhe pinjoll të familjeve elitare në çdo krahina, në opozitë ishte familja Butka nga Korça, familja Baleta nga Mati, familja Malasi, Kalakula, Shehi.

Dhjetëra deputetë e një brezi të shkolluar dhe me fjalën e tyre i linin vetes hapësirë për tu rizgjedhur'', tha Spahiu në Report Tv.

4 Komente

  1. u
    u shofshin bashke me mua

    140 muter per 2.7 milione idiote ( bashke me mua sigurisht )

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nardi

      Ke te drejte Niku.Te gjithe politikanet jane bythqira si puna jote.

      Përgjigjjuni
      1. m
        malkati

        Dallaveret dhe felliqesite kane filluar qekurse juve z. kreshnik ishit ne krye te Keshillit te drejtesuse. Tani muti athereshem eshte bere mullar kudo,.veshtire te cbehet per dekada. Shqiptaret do ikin, do vine bythezinjte dhe aziatiket qe do gjejne "kushte" te shtojne Shqiperine dhe do jemi njecope toke me popullsi heterogjene. Sdhe politikanet dhe oligarket e sotem do kene ikur me soj e sorollop atje ku kane parate e vjedhura dhe ketu do dergojne ndnje perfaqesus te tyre per te investuar ose ndjekur investimet me parate dhe gjakun e ketij populli.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Avokati

          Pershendetje ! nuk " hoqet" dore nga fyerjet ?? Niku eshte njeri i lexuar , jurist dhe mjaft aktive ne politike cka une e pergezoj ! Jepni mendimet idete Tuaja pa sharje ... Faleminderit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje