Munguan pa arsye, Kuvendi mban pagat e 21 deputetëve

12 Janar 2025, 16:45Politika TEMA

Munguan pa arsye, Kuvendi mban pagat e 21 deputetëve

Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer vetëm gjatë muajit dhjetor 8 600 euro, duke përfituar nga mungesat pa arsye të deputetëve në aktivitetet parlamentare.

Sipas të dhënave të siguruara nga ''Report TV'', 21 ligjvënës kanë munguar plot 84 ditë, duke detyruar administratën e Kuvendit tu mbajë pagat. 

Në krye të listës si deputetë që kanë neglizhuar punimet e Kuvendit gjatë dhjetorit janë persona që vijnë nga bota e biznesit.  Me 12 ditë mungesa brenda një muaji, kryeson Tatjana Piro, deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit. Ajo në tërësi mban një profil të ulët në Parlament.  

Pas saj, në vend të dytë është Agron Çela, biznesmeni që u zgjodh deputet me LSI-në, dhe më pas u bashkua me Ramën. Atij i janë mbajtur 1100 euro nga paga e dhjetorit. 

E treta është Monika Kryemadhi, e cila ka munguar 11 ditë dhe gjatë këtij muaji është shfaqur më së shumti duke u përballur me drejtësinë në dyert e SPAK. 

Agron Shehaj, opozitari që ka themeluar partinë e re, “Mundësia”, ka munguar 10 ditë në Kuvend, duke sakrifikuar 1 mijë euro nga paga e tij. Lista vazhdon me kryetarë dhe deputetë të partive të vogla, të cilët po ashtu nuk kanë treguar interes të plotë për Kuvendin: Si Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule e Lulzim Basha. 

Penalizimit nuk i ka shpëtuar as Sali Berisha, i cili edhe pse i sapokthyer nga arresti i shtëpisë, ka munguar në 3 aktivitete, dhe i janë hequr nga paga 300 euro. 

Mes atyre që neglizhuan Kuvendin gjatë dhjetorit, 19 janë nga opozita, dhe  2 vetëm janë nga mazhoranca, pasi kjo e fundit i mban më nën kontroll deputetët sepse prania dhe votat e tyre janë të domosdoshme për mbledhjet dhe vendimet e  Parlamenti. 

Në këtë listë, nuk janë llogaritur mungesat e kryeministrit Rama dhe ministrave me mandat deputeti, sepse ata paguhen nga qeveria dhe jo nga Kuvendi./ Shqiptarja.com

Munguan pa arsye, Kuvendi mban pagat e 21 deputetëve

4 Komente

  1. P
    PO , PO

    PSE KAQ TE VONUAR ? ! TANI E KUPTOI MAZHORANCA QE PER CDO MUNGESE PA ARSYE , NUK DUHET TE PAGUHET ASKUSH ? KY ESHTE NENI NJE I LIGJIT PER CDO TE PUNESUAR AQ ME TEPER ATA QE PAGUHEN NGA BUXHETI I SHTETIT . NJE BRAVO TE MADHE ZNJ. SPIROPALI ,

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Mesila Doda qenka akoma deputete? Mos ka vajtur me Partine Came te Idrizit?

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari jo dicidal

      Shume mire kane vepruar. Bravo!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jepuni hurin ne byth

        Fatmir Mehdiut camit mos ja prisni rogen …eshte me kongresmene ne USA ….eshte shume i zene me pune per luften ne Ukraine dhe ne pergjithesi ……kurse Vengjelis Dull daull jepi i rocken plastike ta tundi si kembore duke livanisur per mentorin e tij Janulla klebonjarin qe po lengon ne Athine , Lul dylberit si tja prisni si mos tja prisni nuk i tundet qerpiku …..ka pera Lyli sa te dhjesesh tru ne kok ska para sa te han qente ….zgjoeni se u cqep ne gjum … Po Mul Nokes nuk i keni prere gje ?? Ai ri rrugeve si zagar i qelbur , e kur shkoj Muk bryli ne kuvend ?? Dhe kur shkonte vinte zjare e ngjitej mureve si gabel …. Dhe te gjithe kata duan para ?? Jepuni hurin ne byth ….vec skane faj keta , fajin e kemi ne qe i zgjedhjm keto plera ….

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje