VIDEO/ Rama: Që nga 2013 leku dhe kriminelët nuk vendosin asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota

12 Janar 2025, 11:40Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Që nga 2013 leku dhe kriminelët nuk vendosin asgjë

Kryeministi Edi Rama në një dalje publike ditën e sotme u shpreh se leku dhe kriminelët nuk vendosin kush hyn në qeveri që prej 2013.

''As nuk e diskutoj që janë blerë vota, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tre dekadave e kusur në Shqipëri.

As nuk e diskutoj që janë përzier, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tridhjetë e kusur vjetëve, elementë të botës së krimit.

Por as nuk e diskutoj po ashtu, more hiç fare, që në asnjë palë zgjedhje, politike, lokale, të pjesshme apo të përgjithshme në Shqipëri, minimalisht qysh prej atyre të vitit 2013, leku ose elementët kriminalë, nuk kanë vendosur asgje, për kush ikën e kush vjen në qeveri apo në bashki.

Kjo është shumë e thjeshtë, sepse s’ka as logjikë të padeformuar nga urrejtja politike dhe as aritmetikë të pa përmbysur nga mendjelehtësia mediatike, që i mban dot në këmbë teoritë idiotike të komploteve të mëdha elektorale me para e me kriminelë.

Kush ka marrë pjesë në zgjedhje apo ka studiuar sadopak zgjedhjet në Shqipëri, e di fare mirë, se nëse nxirren jashtë ekuacionit organet ligjzbatuese, Policia e Shtetit, SHIK-u e Shishi, KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor dhe manipulimet ordinere tw komisionerëve në qendrat zgjedhore, siç faktikisht kanë qenë qartësisht jashtë ekuacionit, në të gjitha zgjedhjet, qysh prej atyre të rotacionit të 2013-ës, nuk ka lek, element kriminal dhe maskarallëk politik, që e përmbys dot vullnetin e popullit – mendojeni fjala vjen sa e pamundur do të ishte, sot, por jo vetem sot që pas 2013-ës që të parafytyrohej qoftë edhe në bashkinë më të vogël e më të largët të vendit, maskarallëku i 2011-ës ketu në mes të Tiranës!

Nuk i rreshtova të tëra sa dëgjuat, as për t’u ankuar se më kanë rënë shumë dhe për shumë gjatë në qafë, me akuzat më ekstreme, as për t’u shitur këtu si ëngjëll.

Engjëll nuk jam, jo vetëm sepse parajsa e librave të shenjtë nuk është e kësaj bote, po edhe sepse në jetën time, tanimë jo të shkurtër, ka edhe jo pak momente e ndodhira për të cilat unë nuk jam krenar.

Por ama, nuk hyjnë ndër to, as krimet apo lidhjet me krimin, as përfitimet e paligjshme apo pasuritë e padeklaruara, as shpifjet apo fabrikimet për kundërshtarët politikë, e asnjë poshtërsi a prapësi tjetër nga ushtrimi abuziv i fuqisë së pushtetit'', tha Rama. 

13 Komente

  1. .
    ...

    Ky dhe Saliu të bën për të qeshur dhe për të qarë... Ju o Ramë, jeni Turk hajdut ordiner si Saliu vrasë...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      ramazoni i drejtohet popullit muslimon pensioniste.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Po kjo eshte e vertete, se e ka emrin EddRama!..morre fund, o palaco psycho.edhe Berisha ta futi....lol

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sufllaqja me qepe

        Gjysmen e ministrave i ke pasur me diplome ne gjuhe te huaj dhe mesatare 5-6. Sigurisht qe jane aty me merite

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toto t

          Hahahahahahahaha … sa kam qesh

          Përgjigjjuni
          1. G
            Goni

            Te q!faha Linden po genjeve!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjergj Fishta

              Vetem ata qe kane humbur aresyen nga propoganda shurdhuese e "katranit te zi" mund te mos i besojne ketij rrefimi te sinqerte, me fakte e prova te pafajsise e dliresise se KM tone te nderuar. Nese edhe pas ketyre fakteve e provave bindese ata qindramijera shqiptare i besojne akoma atij plakut te cmendur dhe atyre rezolutave budallaqe se ketu shteti dhe krimi eshte nje ndermarrje e perbashket, atehere eshte puna e tyre dhe jo e jona, ne vazhdojme udhen dhe ata ne dacin te qeverisen nga ne ,mire, ne mos dacin, rruget jane te hapura, dhe te ikin ku tu doje kokrra e qejfit, ne as na behet vone, jo1/3 e popullsise sic kane ikur deri tani por edhe sikur kembe shqiptari te mos mbetet ne Shqiperi.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artur

                Ha fatto la battuta..... hahaha.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  paemer

                  deluzional komplet baahke me Saliun dhe Meten ......dil ne tirane o piktor dhe shiko sesi nipte te hapur prej 6 muajsh a nje vit max me kapitake qesharake ndertojne godina me vlera 100 mln € e me shume ,dhe mos me thuaj jua dha banka se nje banke normake nuk jep ato llloj kredish kur nuk ke asnje historik biznesi . Cdo gje eshte e kalbur ne ate vend ,kurseja vetes keto figura prej idioti apo sharlatani . Ju jane zene syte nga oaraja dhe pushteti e nuk po shihni cpo i beni qytetit o maskarenj .....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Petrit Kola usa

                    ha ha ha ... po patronazhistet sa e kane rrogen ?

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kullandertuesi

                      I besohet ketij rrefimi, eshte me zemer ne dore. Vetem nje problem i vogel: Sa te zgjuar e te afte keta politikanet/qeveritaret tane qe jane bere me vila, resorte, biznese, ndertojne pallate, etj etj... Ku i gjeten rrufjanet keto para????????? Shume te zgjuar e te virgjer jane nga korrupsioni.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Erisi

                        Hahahah...na shkrive o funderine ! PO ty deputet po ti sugjerojne bandat e ti9 na tregon gjepura ! A e pyet ti per struktura e partise ,ndonjehere ? -kurresesi; ti deputet vendos kush ta mbush xhepin e te ngre kembet !

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Patronazhist i penduar.

                          Vota vendos, por ato nga kriminelet dhe bandite i ke peshqesh, keshtu cdo lloj justifikimi te nxjerr....... cullak.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje