Myslim Murrizi i shtrin dorën për bashkim Dash Sulës: Hajde bëhemi bashkë, vetëm kështu i bëjmë mirë PD-së

5 Gusht 2025, 15:58Politika TEMA
Myslim Murrizi i shtrin dorën për bashkim Dash Sulës: Hajde

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas një komenti të deputetit Dashnor Sula mbi një postim të tij të mëparshëm për mënyrën sesi gjatë këtyre viteve është menaxhuar forca politike në të cilën ata kanë bërë pjesë.

 Në postimin e tij në “Facebook”, ai ka njohur kontrubitin e Sulës dhe qëndrimet e mëparshme në PD që nga viti 2007, por ngre pikëpyetje mbi heshtjen e tij dhe të tjerëve brenda forumeve të kësaj force politike, veçanërisht pas vitit 2023 kur dhe ndodhi “bashkimi” mes “dy Partive Demokratike”, asaj të Berishës dhe asaj të Bashës.

Më tej Murrizi thotë se ai ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar publikisht listat e mbyllura dhe në zgjedhjet e 11 Majit garoi pothuajse i pavarur, duke marrë mbi 7 mijë vota, edhe pse nuk u zgjodh për shkak të ndarjes së mandateve.

Reagimi i Murrizit:

Pashe reagimin e deputetit Z Dash Sula qe pergjigjej nje postimit tim

I nderuar Z Sula!

Te gjitha sa ke shkruar ne historikun e debateve Tuaja nga 2007 qendrojne dhe apsolutisht une nuk harroj kollaj edhe pse kam qen jasht pushtetit te PD ne vitet 2005-2013

Por une kam thene pse nuk keni folur brenda forumeve te PD nga viti 2021-2025 ose me sakte nga viti 2023 kur ndodhi “ bashkimi” mes atyre qe hengren dajak dhe atyre qe perdoren dajakun ndaj demokrateve???

Une kam qen dhe jam ne keshillin kombetar nga prilli 2022 dhe nga tetori 2023 si deputet duhet te ishit edhe Ju ne keshill kombetar kur erdhi Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku etj

Per kete heshtje e kam fjalen dhe per te qen i sinqerte ju kam perfshir edhe Ju ne statusin tim per te mos me paragjykuar keta te tjeret qe kane duartrokitur 2-3 vjet rresht ne çdo mbledhje duke heshtur dhe tani na dalin si “ rrevolucionar”

Une kam qen i vetmi Dash qe kam deklaruar qysh ne korrik 2024 qe nuk pranoj kurre te jem pjese e listave te mbyllyra se e quaj turp te fshihem si qen nga vota e qytetareve

Garova ne listen e hapur pothuajse i pavarur duke patur kundra strukturat e komanduara dhe mender udheheqen dhe mora 7250 vota e po te mos dilte PD me 13 mandate por me 15 mandate do te isha fitues

Hajde ne mbledhje Dash e flasim qe te behemi shumic qe nuk duartrokasim si hipokrit se vetem keshtu i behet mire PD Opozites dhe DEMOKRATEVE

9 Komente

  1. U
    Usluga

    Katnari i Sulzotaj pronar ne mes te Tirones

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Jeni qe te dy prodhime te oturakut te veremliut non grata. Sado te vertiteni, nuk do e hiqni dot eren e qelbur

      Përgjigjjuni
      1. M
        Murro ke mare kote

        Aleanca e fshatareve bythgrisur milioner te saliut qe kendojne e zihen maj te plehut

        Përgjigjjuni
        1. c
          c

          Me ne fund bota po merr fryme lirisht, pas kesaj aleance konflikti Rusi -Ukraine dhe Izraelo-palestinez do na lene shendene.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Murgu

            Prap se prap shpirti nuk ju ndahet nga Sali kërma.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sokrat

              Thirrje e kote, se keta te dy nuk kane fuqi ta largojne SB. I ka ngulur tentakulat thelle ne karrigen e kryetarit te PD! Nuk ka dreq qe e shkul!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Torja

                Murriz, më dëgjo mua, një njeri që të do të mirën. Merre Sulën, Pulën, Lulën, Dulën, Tulën etj, etj... dhe krijoni një parti të re, me qendër në Karbunarë, ose Karaburun përballë Karabushit. Quajeni PKD, Partia e Koqeve të Dashit. Unë jam i pari që do votoj për partinë tuaj të re dhe me mjaft perspektivë për shekujt që do të vijnë nesër e tutje.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Besimtari

                  More mos eshte pak si shume hajvan,...ky katnar I pagdhendur !

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hasoni

                    Fajin nuk e kane katundaret, por media qe i ben protagoniste!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje