Ish-kryeministri Sali Berisha shmangu sot një përgjigje të drejtpërdrejtë për pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratën fillestare të firmës lobuese amerikane Continental Strategy, e cila i kishte dërguar një letër Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhej se ai “nuk ishte më aktiv në politikë”. Letra, që më pas u korrigjua për të saktësuar se Berisha është kryetar i Partisë Demokratike, por pa poste qeveritare, ngjalli debat dhe pikëpyetje të shumta mbi qëllimin dhe vërtetësinë e informacionit të paraqitur nga lobistët.
I pyetur për këtë mospërputhje, Berisha refuzoi të japë sqarime konkrete, duke u distancuar nga përmbajtja e letrës:
“Për asnjërën prej tyre nuk kam përgjigje. Nuk jam zëdhënësi i kompanisë në fjalë. Ajo ka rregullat e saj të funksionimit, drejtojuni asaj. Shkruaji kompanisë që të të kthejë përgjigje,” deklaroi Berisha.
Në një përpjekje për të zbutur ndikimin e deklaratës së gabuar fillestare, ai shtoi:
“Rëndësi ka që ajo është transparente dhe jo mafioze.”
Pavarësisht kësaj, PD ende nuk ka depozituar në KQZ një faturë për këtë kontratë.
Megjithatë, refuzimi i tij për të komentuar përmbajtjen e dokumentit që në thelb prek direkt figurën dhe pozicionin e tij politik, lë pas një sërë paqartësish dhe shton dyshimet mbi mënyrën se si është prezantuar figura e tij përballë autoriteteve amerikane. Kjo është veçanërisht delikate në kontekstin e statusit "non grata" që Departamenti i Shtetit i ka dhënë Berishës.
Kompania Continental Strategy është angazhuar nga Berisha për shërbime lobimi në SHBA, me një kontratë që kap vlerën e rreth 6 milionë dollarëve, të paktën sipas asaj që raportohet./ TemA
Sali, je bo turpi botes, si nuk ke cipe?!
Salih Berisha nuk eshte "zedhenes i kompanise", por themeluesi i saj me floririn e vjedhur ne Kerrabe dhe populli heroik shqiptar kenaqet me bar.
Asgje nuk eshte transparente nga ky mafioz, por I lumte bytha kur drejtesia e ketij vendi ka vdekur
Rendesi ka qe vrasja e Remzi Hoxhes u be me transparence dhe u torturua deri sa vdiq "pa dashje"'; Rendesi ka qe vrasja e Eduard Belegut u be me transparence dhe zhdukja e tij u be "pa dashje"; Rendesi ka qe vrasja e Kosta Trebickes u be me transparence dhe u shtri i vdekur ne rruge "pa dashje"'; Rendesi ka qe 3000 djem nenash u vrane ne menyre transparente per te ruajtur fitimet e Salih Berishes nga Firmat Mashtruese Financiare, dhe u harruan "pa dashje"; Rendesi ka qe familja dhe farefisi "Haklaj" u vrane ne menyre transparente dhe u vertetua se u vrane nga killerat e salih Berishes "pa dashje"; Rendesi ka qe 26 punetore te barutit u vrane dhe 300 te tjere u plagosen ne menyre teper transparente dhe u shperblyen se u vrane e plagosen "pa deshje"; Rendesi ka se 4 deshmore rane ne menyre trasparente dhe ne transmetim "live" ne bulevard ne demonstraten e 11 janarit 2011, por u vrane me cadra stilolaps '"pa dashje"; Rendesi ka qe Tropoja ka nxjerre nje Vampir me nje nam te keq qe do te kujtohet me lemeri nder shekuj, por mos u merzitni, se ai ka lindur "pa dashje" dhe nuk do te vdese "me dashje". SPAK duhet te kete kujdes qe te mos e akuzoje "pa dashje"!
Sali kerma nuk do te dije per krimet qe ben hapur, madje edhe i konfirmon ato, sepse e di qe as kjo mut drejtesi nuk do ti bej gje.
Bufi paguan , Latifi perfitone , Argida vjedhje populli Qorre e votone
Lobimi ne Amerike eshte bere jo nga paret e Berishes, por nga paret e viktimave te Berishes. Leket jane ndare midis Saliut dhe Continental Strategy. Kjo eshte arsyeja themelore qe Saliu ben sikur eshte larg nga Kompania dhe nuk mban pergjegjesi per pislleqet...Do tja degjoni zerin me vone kur viktimat e lobimit te kuptojne se paret qe kane dhene jane ndare midis Saliut dhe mafioziit amerikan, qe nuk mban pergjegjesi per rezultatet, sepse asqe behej fjale fare per lobim, por per mashtrim....3 milon Saliu dhe 3 milon mafiozi i Continental Strategy jane ndare dhe viktimat akoma qihen ne bythe per Saliun....
Shumë i saktë Doktor , “ ME DUAR TË PASTRA” , Ju s’keni firmosur gjë , për financimin e fushatës duhet t’ë pyetet FIRMËTAR FLAMURI .